About us 2017-10-02T03:40:41+00:00

Rreth nesh

Shtëpia botuese Pegi ka intensifikuar aktivitetin e saj në botimin e teksteve shkollorë duke filluar nga 2005, kohë kur sektori i librave shkollorë u liberalizua nga qeveria shqiptare. Brenda disa viteve, shtëpia botuese Pegi u bë një prej botuesve kryesorë për segmentin e shkollave në Shqipëri me mbi 70 tituj në qarkullim.

Disa prej titujve tanë, si tekstet e matematikës per klasat 8 deri ne 11 (E. Lulja, N. Babamusta), janë përzgjedhur nga mësuesit në të gjithë vendin. Pegi eshte nje nga botuesit kryesor per tekste universitare, ndër ta përmendim: Drejtimi Financiar Nderkombetar (J. Madura), Hyrje në ekonomi (A. Mançellari, S. Haderi, Dh. Kule, S. Qirici), Investimet (E. Luci, D. Kripa), Menaxhimi strategjik (V. Kume) dhe Historia e Institucioneve (A. Anastasi).

Librat artistikë të shtëpisë botuese Pegi mund të gjenden në të gjitha libraritë dhe bibliotekat e vendit. Në vitin 2005, Botimet Pegi publikuan librin “P.S. I love you”, shkruar nga Cecilia Ahern. Ky libër mjaft popullor, u ribotua disa herë brenda dy vjetëve të parë. Nga e njëjta autore kemi botuar gjithashtu edhe “Sikur të më takoje tani” dhe “Ku mbaron ylberi”.

Publikime te tjera të rëndësishme përfshijnë “Asgjë e vërtetë veç syve” nga Giorgio Faletti, “Lulja e dëborës dhe erashka sekrete” nga Lisa Shih, “Deti” nga John Banville, “Një fjalë e jotja” nga Elvira Lindo dhe “Mos më lër të shkoj” nga Kazuo Ishiguro. Ne kemi punuar me shumë botues të huaj, ndër të cilët përmendim Harper Collins dhe Random House.
Pegi mbetet një nga shtëpitë botuese të pavarura më të mëdha në Shqipëri dhe vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

  • Panairi i XIV i Librit në Tiranë – 2011
  • Panairi i XIII i Librit në Tiranë – 2010

Shtypshkronja Pegi është e njohur që nga viti 1994, kohë kur ajo filloi aktivitetin e shtypit në saje të një investimi në një makineri 1-ngjyrëshe. Që nga fillimi i veprimtarisë së saj, misioni i Pegit të ofrojë botime cilësore për klientët e saj në kohë dhe në përputhje me kërkesat e tregut.

Për të përmbushur këtë mision, është investuar në mënyrë të konsiderueshme në teknologji moderne. Në vitin 2006, Pegi ishte kompania e parë në Shqipëri që investoi në makinerinë kompjuterike të lastrave. Në vitin 2010, shtypshkronja Pegi është kompania e parë në Shqipëri që investoi ne cilesine e shtypit me nje makineri 8 ngjyreshe.

Në saje të përpjekjeve të saj Pegi është përzgjedhur nga institucione të rëndësishme private dhe publike, si UNHCR, UNICEF, Bashkia e Tiranës, British Council dhe Coca-Cola. Në vitin 2005, shtypshkronja Pegi u vlerësua me çmimin “Century International Gold Quality Era Award” nga Century Quality Era Award Foundation.

Kontaktoni me ne

Dhurata Bezhani

Address: Lundër, Tiranë (Përballë “Blur”-it)

Name: Dhurata Bezhani

Title: Managing Director

Mob: +355 (0) 69 400 7501

Mail: dhurata.bezhani@botimepegi.al

Perparim Rustemi

Address: Lundër, Tiranë (Përballë “Blur”-it)

Name: Perparim Rustemi

Title: Marketing and sales

Mob: +355 (0) 69 202 6773

Mail: perparim.rustemi@botimepegi.al

Zamira Devole

Address: Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu 2, Tiranë

Name: Zamira Devole

Title: School books editor

Mob: +355 (0) 69 400

Mail: zamira.devole@botimepegi.al

Enisa Nanaj

Address: Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu 2, Tiranë

Name: Trade publishing

Title: Marketing and sales

Mob: +355 (0) 69 607 7814

Mail: marketing@botimepegi.al

Na kontaktoni