E Kuqe Rubini

L 900

  • Autor: Kerstin Gier

  • ISBN-10(13): 978-9928-248-44-2

  • Përkthyes: Afrim Koci

  • Viti i botimit: Nëntor, 2017

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 900 lekë

Prezantimi i librit

Guendolina është një vajzë 16-vjeçare, që shoqet e konsiderojnë me shumë fat: ajo jeton në zemër të Londrës, në një vilë të mbushur me piktura, sallone rrezëllitëse dhe nënkalime të fshehta. Përpos këtyre, Gueni zotëron një dhunti të veçantë: ajo është trashëgimtare e gjenit të udhëtarit në kohë, gjë të cilën, të afërmit e saj fillimisht nuk e besojnë. Të gjithë janë të bindur se këtë gjen e ka Sharlota, kushërira e saj.

Gjatë shtegtimeve pas në kohë, Guenit do t’i duhet të zbulojë të fshehtat që mbështjellin dhuntinë e udhëtimit në kohë, jo vetëm për veten e saj, por edhe për gjenmbartësit e tjerë. Në udhëtimet e saj, pranë do të ketë gjithmonë Gideonin, djaloshin sygjelbër, të zgjuar e paksa kryeneç,  me të cilin do të bjerë në dashuri. Së bashku, ata do të zbulojnë dalëngadalë shumë nga të fshehtat e Londrës së shekullit të 18-të.

Çdo rrugëtim i tyre është i mbushur plot me aventura, fantazi dhe romancë.

Fragment

– O Zot, – thirri Sintia, – ai po e prek! E kapi për dore!
Sharlota buzëqeshte. Ajo nuk para buzëqeshte (hiq atë buzagazin e rreptë ala Mona Liza), por ama kur buzëqeshte, dukej e mrekullueshme. I dilnin në pah edhe dy gropëzat në faqe. Këtë duhet ta ketë vënë re edhe Gideoni, dhe me siguri që i dukej krejt ndryshe nga ajo e zakonshmja.
– Po i përkëdhel faqen …
Po, për atë Zot! Dhimbjen që po ndieja tani nuk mund ta fshihja dot.
– Dhe tani po e puth!
Të gjithë mbajtëm frymën. U duk vërtet sikur Gideoni po matej ta puthte Sharlotën.
– Por vetëm në faqe! – tha Sintia e lehtësuar. – Duhet të jetë kushëriri i saj… Gueni, thuaj të lutem që është i kushëriri.
– Jo, – fola unë, – nuk e ka gjë.

Kritika

Gier e realizon më së miri qëllimin e saj. . . . Lexuesi do të hamendësojë dhe do të presë me padurim rrjedhën e ngjarjeve në vëllimin e radhës.

– The New York Times Book Review

I këndshëm dhe romantik, subjekti të mban pezull, rrjedh shpejt dhe është e pamundur të shkëputesh prej tij.

– Justine magazine

Aventurë, romancë dhe mister: ky roman i përmbush të gjitha pritshmëritë.

– Booklist, starred review

Informacione shtesë

Pesha 381 g
Nr faqesh

304