Jeni ne:/, Autorë të huaj/Portret grupi me një zonjë

Portret grupi me një zonjë

L 1,000

  • Autor: Heinrich Boll

  • ISBN-10(13): 978-9928-175-82-3

  • Përkthyes: Afrim Koçi

  • Viti i botimit: Maj 2015

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 1000 lekë

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Heinrich Boll besonte se një shkrimtar duhej të vepronte si ndërgjegjja e kombit të vet dhe kurrë nuk hoqi dorë nga zhbirimi i çështjeve më të ndjeshme në psikikën dhe kujtesën kolektive – sidomos lindja e nazizmit në vitet ‘30-të. Në këtë roman, ai shkon deri në vitet ‘60-të, kur Gjermania arriti kulmin e boom-it ekonomik; ai thekson se shpirti dhe dëshira për t’u pasuruar në periudhën e boom-it të pasluftës dhe zgjerimi grabitqar kapitalist është po ai që ka shtyrë dhe ngritur shpirtin e nazizmit.

Personazhi kryesor, Leni Gruiten Pfajfer, është një grua e bukur dhe e ndjeshme, por e paaftë të kuptojë gjithçka që është abstrakte, kompromis apo retorikë boshe. Në pjesën më të madhe të romanit, ajo është një protagoniste jo e drejtpërdrejt, por gjithë karakteristikat dhe veprimet e saj paraqiten nga një grup i madh personazhesh të tjerë, dëshmitarë të jetës së saj, të jetës së tyre, por edhe të epokës që përjetojnë. Krejtësisht naive dhe pa kuptuar nazizmin e racizmin, Leni dashurohet me një të burgosur rus, Lev Koltovskin, me të cilin do të ketë edhe një fëmijë. Fundi i luftës së dytë botërore, do ta gjejë Lenin të vetmuar; fillimi i boom-it ekonomik, si për ironi të fatit, në prag të rrënimit dhe të daljes nga shtëpia, të cilën e ka kthyer në një strehë për emigrantë të varfër. Do të jenë po këta emigrantë, punëtorë të pastrimit të qytetit, “plehraxhinjtë” që ajo i kupton vetëm si qenie njerëzore, pa njohur asnjëlloj diskriminimi, që do ta ndihmojnë në ditët e vështira të kapitalizmit modern. Me një ironi dhe sarkazëm si rrallëkush, Boll-i përdor teknikën e një parodie, ndjek një strukturë pseudodokumentare, ku nuk ngurron të fusë dokumente heterogjene, origjinale ose të rreme, deri edhe zërat e fjalorit, raporte burokratike, artikuj gazetash, kapituj të një manuali ushtarak nazist, letra zyrtare.

Informacione shtesë

Pesha 442 g
Përmasat 21 x 14 cm
Nr faqesh

422