Jeni ne:/, Autorë të huaj, Femijë/Qyteti i magjepsur

Qyteti i magjepsur

L 1,000

  • Autor: Ransom Riggs

  • ISBN-10(13): 978-9928-200-34-1

  • Përkthyes: Agim Doksani

  • Viti i botimit: Nëntor 2015

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 1000 Lekë

Udhëtimi i jashtëzakonshëm që zuri fill në librin “Sekreti i shtëpisë në ishull” vazhdon teksa Xhejkob Portman dhe shokët e tij marrin rrugën drejt Londrës, qyteti i Veçantë i botës. Atje, ata shpresojnë të gjejnë shërim për njeriun më të dashur për ta, zonjushën Fajkoi. Por në këtë qytet të shkatërruar nga lufta, në çdo cep fshihen të papritura të tmerrshme.

Përpara se Xhejkobi t’i shpjerë fëmijët e Veçantë në një vend të sigurt, ai duhet të marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me dashurinë e tij Ema Blumin.

“Qyteti i magjepsur” i tërheq lexuesit në një botë të pasur imagjinare të telepatisë dhe ndërthurjes së rrathëve të kohës, me personazhe me aftësi të jashtëzakonshme, trajtëndryshuese, me fantazma, qenie të mbinatyrshme e kafshë që flasin.

Njësoj si romani i mëparshëm, edhe ky libër i dytë i serisë së Fëmijëve të Veçantë përzien fantazinë drithëruese me fotografi të vjetra të pabotuara kurrë më parë, me qëllimin për të krijuar një përvojë leximi të papërsëritshme.

Informacione shtesë

Pesha 491 g
Përmasat 21 x 14 cm
Nr faqesh

354