Jeni ne:/, Autorë të huaj, Lotus/Rrëfenja e shërbëtores

Rrëfenja e shërbëtores

L 1,000

  • Autor: Margaret Atwood

  • ISBN-10(13): 978-9928-175-95-3

  • Përkthyes: Engjëllushe Shqarri

  • Viti i botimit: Shtator 2015

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 1000 lekë

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Efrediti është një burim kombëtar. Falë vezoreve të saj ajo është një mall i çmuar, të cilit shteti i lejon një funksion të vetëm: të riprodhojë. Si shërbëtore, ajo nuk ka të drejtë të ketë një emër; ajo quhet thjesht “e Fredit”, pra e zotit të saj, e pronarit të cilit i përket. Por Efrediti mban mend disa detaje subversive të jetës së saj të mëparshme: të ëmën, bashkëshortin, fëmijën dhe emrin e saj; ajo mban mend se gratë mund të punonin, të lexonin, të argëtoheshin; ajo mban mend lirinë.

Në një të ardhme jo të largët dhe në një botë të shkatërruar nga rrezatimi atomik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kthyer në një shtet totalitar, bazuar mbi kontrollin e trupit femëror. “Rrëfimi i shërbëtores” eksploron tematikën e nënshtrimit të femrës dhe të mjeteve të ndryshme që përdor politika për të arritur qëllimet e veta.

“Rrëfenja e shërbëtores”, botuar për herë të parë në 1985, përkthyer në shumë gjuhë, ka shitur miliona kopje në të gjithë botën, duke mos dalë kurrë nga qarkullimi. Njëkohësisht, vepra ka provokuar reagimet e masave, duke u kthyer në një manifest të feminizmit, por edhe duke u censuruar në shumë shkolla amerikane dhe duke ngritur polemika të shumta. “Nolite te bastardes carborundorum“ dhe “Ka pyetje?”, dy nga fjalitë qendrore të veprës, përdoren rëndom si slogane të luftës për emancipimin e femrës. Megjithëse i gjithë rrëfimi përshkohet nga filli hipotetik “po sikur…”, shkrimtarja nuk ka përfshirë qëllimisht asnjë trillim apo ndodhi irreale; ajo thjesht ka rreshtuar dhe lidhur midis tyre episode të historisë dhe të qëndrimit njerëzor, të cilat duke qënë se i përkasin të shkuarës, nuk mund të perceptohen si të shpikura nga hiçi. Në këtë mënyrë ajo është frymëzuar dukshëm nga libra të tjerë anti-utopikë si “1984” i George Orwell-it, “Më e mira e botëve” e Aldous Huxley-t dhe “Fahrenhajt 451” i Ray Bradbury-t.

Romani ka fituar çmimet Arthur C. Clarke (1987), Governor General’s Award (1985) dhe ka qenë i kandiduar për çmimet Nebula, Prometheus, Locus dhe Booker Prize. Është përshtatur për kinemanë dhe për operën lirike.

Informacione shtesë

Pesha 444 g
Përmasat 21 x 14 cm
Nr faqesh

390

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Rrëfenja e shërbëtores”