Jeni ne:/, Autorë të huaj, Femijë/Sekreti i shtëpisë në ishull

Sekreti i shtëpisë në ishull

L 800

  • Autor: Ransom Riggs

  • ISBN-10(13): 978-9928-162-26-7

  • Përkthyes: Ilir I. Baçi

  • Viti i botimit: Nëntor 2012

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 800 lekë

Libri me një fjali

Një histori magjike e ndërtuar mbi disa foto koleksionistësh të veçanta, që e zbukurojnë këtë libër dhe i shtojnë misterin ngjarjeve të përshkruara mjeshtërisht.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Libri tregon historinë e një djali që ndjek gjurmët e gjyshit të tij, të cilat do e çojnë në një jetimore të braktisur në një ishull britanik. Historia rrëfehet përmes një kombinimi të veçantë narrative dhe fotosh amëtare që autori ka gjetur në takime me miq dhe koleksionistë të apasionuar.

Xhejkobi, një djalë 16 vjeçar, shkon në Uells për të zbuluar të vërtetën mbi të kaluarën e gjyshit të tij, pasi ai vritet nga një krijesë e frikshme po aq sa e pabesueshme. Në ishullin ku gjyshi i tij ka jetuar fëmijë, Xhejkobi njihet me një vajzë çuditërisht të bukur, që kontrollon flakën, me një djalë të padukshëm dhe me shumë fëmijë të tjerë të veçantë. Aty ai zbulon të vërtetat e pabesueshme të jetës së gjyshit të tij… por edhe disa të vërteta të paimagjinueshme mbi veten e tij.

Publiku i interesuar

Ky libër mund të lexohet nga të gjithë: që nga 12 vjeçarët e deri te 60 vjeçarët që preferojnë historitë me fantazi.

Kritika

Libri ka qënë në listën e Bestsellerave të New York Times-it për më shumë se 60 javë dhe mbërriti në vendin e parë mbas javës së 45. Kritika e ka lavdëruar librin për përdorimin kreativ të fotografive si edhe karakterizimet dhe përshkrimet.

Të drejtat për film iu shitën 20th Century Fox dhe Tim Burton do të jetë regjizori i filmit, i cili pritet të dalë në 2013.

Informacione shtesë

Pesha 466 g
Përmasat 21 x 14 cm
Nr faqesh

378