Sharlota

L 800

  • Autor: David Foenkinos

  • ISBN-10(13): 978-9928-228-52-9

  • Përkthyes: Edmond Tupja

  • Viti i botimit: Janar 2017

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 800 lekë

Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit.

Letër një shkrimtari, shkruar nga Iris Sojli

 

Përkeqësimi i djeshëm i gjendjes, e shtyn atë drejt arratisjes në Francë, ku në vetminë më të thellë, përjeton ethshëm kujtimin e dashurisë e të braktisjes dhe krijon një sërë veprash autobiografike (imazhe, fjalë dhe referenca muzikore), të cilat rrëfejnë gjithë historinë e jetës së saj. Në këtë roman, Foenkinos i ka thurur lavde vajzës dhe gruas që mundohet të jetë vetvetja, me pasion, delikatesë dhe një vëzhgim të imtësishëm të dhimbjeve të saj.

Edhe forma e këtij romani, prozë në vargje, duket sikur do të na kujtojë forcën e artit për të na shpëtuar nga terri brenda nesh. “Sharlota” u kthye në një fenomen letrar ndërkombëtar, duke fituar disa çmime letrare (ndër to, Renaudot dhe Goncourt des Lycéens) dhe u bë një bestseller i papritur.

Një kritikë e shkruar nga Ben Andoni

Informacione shtesë

Pesha 279 g
Përmasat 21 x 14.5 cm
Nr faqesh

216