Jeni ne:/, Autorë Shqiptar, Romance/Tokëmjalta

Tokëmjalta

L 800

  • Autor: Enit Karafili Steiner

  • ISBN-10(13): 978-9928-200-25-9

  • Përkthyes: Origjinali në shqip

  • Viti i botimit: Tetor 2015

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 800 lekë

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Një rrëfim i shtruar, qetësues në sipërfaqe, e megjithatë mbartës i kontradiktave të modernitetit tonë sa të ngutur, aq edhe të vonuar. Ngjarjet zhvillohen kryesisht në Tiranën e ditëve tona, në atë të epokës së pasanikëve, “ca me prejardhje të njohur, ca me të errët, [që] zbarkonin në Tiranë si në një prehër të shpërvetësuar, një port pa njehsim hyrje-daljesh.” Romani nis me një shpërngulje nga qendra në kodrat ende gjelbëroshe të Liqenit; rrugëtim i shkurtër që zhdërvjell me durim fijet e së kaluarës, lëngatës së gjatë të dashurive të këputura dhe nostalgjinë brejtëse për një botë të përmbysur, nën rrënojat e së cilës pulson nevoja për të kujtuar. Përmes syve të rrëfimtarit, një personazh sa karizmatik aq edhe enigmatik, njihemi me një histori dashurie të hershme. Rrjedha e saj bëhet jehonë e jetëve të vështira e plot vrull të shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë. Dy të dashuruarit janë personazhe të plota, të fuqishme, pothuajse heroike. Ata duhen, ndahen, përpiqen e guxojnë, deri në flijim, të rigjehen përsëri.

Këta shpirtra luftarakë i zbulojmë nëpërmjet rrëfimtarit të lartpërmendur, i cili, si një varkë e vogël, rrëshqet mbi rrafshin e një bote sa pa tronditje, aq edhe pa rehat. Edhe ai përjeton, edhe ai preket, por bën të tjera zgjedhje, parapëlqen të tjera rrugë, anipsé i vetëdijshëm se kompromisi lyp haraç. Kundruall subjektit të mëkuar me shpresën e fillimeve të reja, ky rrëfim ironik përcjell zbrazëtinë e një brezi që flirton me idealet për t’i konsumuar larg angazhimit radikal që kërkojnë këto. Dy rrugëtime drejt lumturisë, dy mendësi të kundërta. Të vjetra sa vetë bota? Mbase, por askurrë aq akute sa sot: idealizëm apo pragmatizëm? Cilin do të zgjidhnit?

Informacione shtesë

Pesha 366 g
Përmasat 21 x 14 cm
Nr faqesh

308