Jeni ne:/, Fiction, Mosaic, New titles, Non Albanian authors/Zemra vërtitëse

Zemra vërtitëse

L 600

  • Autor: Donald Ryan

  • ISBN-10(13): 978-9928-248-49-7

  • Përkthyes: Sokol Çunga

  • Viti i botimit: Tetor 2013

  • Nr. i botimit: Nëntor, 2017

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 600 lekë

Libri me një fjali

Krizat ekonomike e shpirtërore dhe pasojat e tyre janë të ngjashme, pavarësisht vendit dhe kohës ku ndodhin.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi; lidhje dashurie, tradhti, raporte familjare të shkatërruara, një vrasje dhe një rrëmbim gjejnë hapësirë po aq të natyrshme sa dhe veprimet e diktuara nga dashuria, nga shpirti i solidaritetit, nga dinjiteti dhe respekti.

Përmes një kori me 21 zëra unikë, ku secili rreket të rrëfejë këndvështrimin e vet të së vërtetës, na shpaloset para syve një përrallë e vetme dhe origjinale. I ndjeshëm e tepër njerëzor, ai arrin të artikulojë fjalët dhe mendimet e një brezi të tërë. Në të, gjithçka përshkruhet me një stil unik, të ashpër dhe të gjallë, ironik dhe gjithëpërfshirës.

“Zemra vërtitëse” ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe ka fituar The Guardian First Book Award, (2013) çmimin “Libri i Vitit” në Çmimet e Librit Irlandez; ka qenë konkurrent në Dublin IMPAC Literary Award dhe në Man Booker Prize (2013). Në vitin 2015, fitoi Çmimin Europian për Letërsinë.

Kritika

I furishëm, mallëngjyes, me një humor të zi që të bie si grusht stomakut. Stili i tij është mrekullisht i rrjedhshëm, dhe secili prej zërave të shumtë tingëllon tërësisht i vërtetë.

 New York Times

Zbavitës, mallëngjyes, i shkruar në mënyrë të mrekullueshme.

Edna O'Brien

Një roman i parë i shkruar në mënyrë të përkryer. […] Ja një shkrimtar irlandez i klasit të parë! Mjeshtëria e Donal Ryan është më se e dukshme. Pavarësisht rrëfimeve që na vijnë nga zëra të ndryshëm personazhesh, nuk ndihet asnjë fije humbjeje. Edhe personazhet më periferike i shtojnë romanit ngjyra dhe themele të forta. Me një roman të shkëlqyer si “Zemra vërtitëse”, nuk ka vend për të parë më larg se e tashmja. Për Donal Ryan, e ardhmja është sot.

Sunday Indipendent

Romani i Ryan-it duket se e përvijon diskurin nga heshtjet më të thella: dëshmia e personazheve të tij tingëllon e pasur dhe e vërtetë – zbavitëse dhe joshëse, e rëndomtë dhe e jashtëzakonshme – dhe ne s'mund të rrimë pa ia vënë veshin.

The Guardian

Çuditërisht prekës… tërësisht njerëzor… një roman bashkëkohor emocionues dhe i besueshëm që rrëfen për të humburit dhe për të lënduarit…

 The Irish Times

I mprehtë, intim dhe me humor të zi.

The Observer

 

Fragmente nga libri

  1. Nga ta dija unë se ç’do kishte bërë Jezui? Me sa di unë, ai djalë ishte plot kundërshti brenda vetes. Këtej thotë të kthejmë faqen tjetër, andej ngrihet, me një çomange në dorë, dhe kthen përmbys tezgat e shitësve në treg.
    Këtej thotë se të duruarit janë të bekuar, andej shkon dhe s’lë gjë pa u thënë njerëzve. Ngjallet nga të vdekurit dhe pas ca javësh ia mbath, duke i lënë shokët të kredhur në mut.
  2. Në qendër të portës së hyrjes ndodhej një zemër e kuqe metalike që vërtitej nga flladi. Mentesha ishte e lirë, por e ndryshkur, fishkëllente dhe kërkëllinte, por zemra vazhdonte të vërtitej. Më kujtoi rrahjet e zemrës sime.
    I futa një shkelm, tek hyja brenda. Shtyva derën kryesore. Ishte e plotë dhe e rëndë. E shtyva përsëri dhe u hap.
  3. E donin, ose, më mirë, donin imazhin që kishin krijuar për të: një njeri që lehtësisht mund të zgjidhte një jetë të sigurt, por që, në fakt, zgjodhi një jetë si të tyren, plot inate dhe hidhërime, gota të mjegulluara nga koha e përdorimi, mbushur me uiski të holluar me ujë, me mejhane të errëta fshati plot merimanga, me hale plot shenja muti dhe shurre të gjakosur, me vdekje të parakohshme. Mund të kishte jetuar ndryshe, por nuk deshi.

Informacione shtesë

Pesha 204 g
Nr faqesh

152