Jeni ne:///Dorëshkrimi misterioz i Nostramiusit

Dorëshkrimi misterioz i Nostramiusit

L 400

  • Autor: Jeronim Stilton

  • ISBN-10(13): 978-9928-124-36-4

  • Përkthyes: Agim Doksani

  • Viti i botimit: Tetor 2012

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 400 Lekë

Ky është numri i parë i serisë “Histori për të qeshur” i Jeronim Stiltonit. Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.

Fëmijët do të argëtohen duke u njohur me karakterin e veçantë të Jeronim Stiltonit:

  • ai është një personazh shumë serioz, por që përfundon gjithmonë në situata komike;
  • ai është i gatshëm të përballojë shumë vështirësi në emër të drejtësisë dhe së vërtetës;
  • ai është një personazh që nuk humb në asnjë rast, gjithmonë arrin t’i kthejë situatat problematike në favor të tij: ai gjithmonë fiton. Kjo i bën fëmijët të ndihen më të sigurt në vetvete.

Bota në të cilën jeton Stiltoni, reflekton botën reale dhe e përmirëson atë. Është një botë e lumtur, pa dhunë dhe pa luftëra. Humori, në librat e Jeronim Stiltonit, është një element kyç, sepse krijon një lidhje ndjeshmërie dhe bashkëpunimi me lexuesit. Të gjithë librat i përshkruan koktejli “humor dhe aventurë”.

Fragment

Topia zuri të rrëmojë në xhepa, duke kërkuar biletën e avionit, pastaj thirri:

– MË HËNGËRT MAÇOKU!

Picërroi sytë, kroi kokën dhe bërtiti:

– Më rënçin mustaqet, s’po e gjej ku e kam vënë biletën!

Furgoni për pak doli nga rruga.

– KUJDESSS! – ulërita, i pataksur. U turra të mbërthej timonin, por Topia, i shpejtë si rrufeja, e kapi para meje.

– Mblidhe veten, Stilton, – më qetësoi. – Ja ku e gjeta, më në fund. Mos e prishni gjakun!

E dëgjova tek i pëshpëriste Pinkit:

– Sa nervoz e paske shefin!

Informacione shtesë

Pesha 148 g
Përmasat 19 x 14 cm
Nr faqesh

128