Jeni ne:///Larg ato putra, more surratgjizë!

Larg ato putra, more surratgjizë!

L 400

  • Autor: Jeronim Stilton

  • ISBN-10(13): 978-9928-124-38-8

  • Përkthyes: Agim Doksani

  • Viti i botimit: Tetor 2012

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 400 Lekë

Ky është numri i tretë i serisë “Histori për të qeshur” i Jeronim Stiltonit. Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.

Fëmijët do të argëtohen duke u njohur me karakterin e veçantë të Jeronim Stiltonit:

  • ai është një personazh shumë serioz, por që përfundon gjithmonë në situata komike;
  • ai është i gatshëm të përballojë shumë vështirësi në emër të drejtësisë dhe së vërtetës;
  • ai është një personazh që nuk humb në asnjë rast, gjithmonë arrin t’i kthejë situatat problematike në favor të tij: ai gjithmonë fiton. Kjo i bën fëmijët të ndihen më të sigurt në vetvete.

Bota në të cilën jeton Stiltoni, reflekton botën reale dhe e përmirëson atë. Është një botë e lumtur, pa dhunë dhe pa luftëra. Humori, në librat e Jeronim Stiltonit, është një element kyç, sepse krijon një lidhje ndjeshmërie dhe bashkëpunimi me lexuesit. Të gjithë librat i përshkruan koktejli “humor dhe aventurë”.

Fragment

Dritat e skenës u ndezën në orën njëzet e dyzet. U dëgjua gjëmimi i trumbetave. Një prezantues ia nisi paraqitjes tërë pompozitet:

– Të gjithë ju e njihni botuesin më të shquar të Miushërisë, Jeronim Stiltonin…

Duartrokitjet u ndezën flakë! Prezantuesi vazhdoi:

– Zoti Stilton nuk është thjesht intelektual, por edhe një artist i madh!

Duartrokitje të nxehta!

– Dhe tani, përpara jush, i vetmi, i papërsëritshmi Jeronim Stiltoni!

Sërish duartrokitje. Dritat u fikën, pastaj një brejtës kërceu që pas kuintave dhe u përkul para publikut. Ia mbërtheva sytë, i pataksur: isha unë!!!

Eh, jo, në fakt, nuk isha unë, ishte ai…

Hodha sytë nga ime motër, që gjithashtu kish mbetur gojëhapur; e dëgjova të mërmërisë:

– Ngjani si dy pika uji! Qenkeni si dy miushë binjakë!

Informacione shtesë

Pesha 155 g
Përmasat 19 x 14 cm
Nr faqesh

128