Jeni ne:Home/Tituj të rinj, Femijë/Mrekullia

Mrekullia

1,000 L

  • Autor: R.J.Palacio

  • ISBN-10(13): 978-9928-200-24-2

  • Përkthyes: Ilir I. Baçi

  • Viti i botimit: Nëntor 2015

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 1000 Lekë

Agustin Pullman, lindur me disa deformime të rënda në fytyrë, ëndërron të jetë një fëmijë si gjithë të tjerët.

Në vetvete ai e di se është një fëmijë i zakonshëm, por, edhe pas 27 ndërhyrjeve kirurgjikale, kur të tjerët e shohin për herë të parë, ata janë të detyruar të kthejnë kokën ose të ulin sytë, për të fshehur tmerrin dhe neverinë që i pushton. “Sado të mundoheni të më përfytyroni, ka gjasa të jem akoma më keq”, thotë ai që në faqet e para të librit.

Ai është mësuar me vështrimet dhe me shakatë e hidhura, e megjithatë tmerrohet kur prindërit i thonë që e kanë regjistruar në shkollë. Për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale dhe pamjes së tij, ai nuk ka mundur të shkojë në një shkollë të zakonshme, por është shkolluar në shtëpi.

Tani që ka mbushur 11 vjeç, prindërit e bindin që ai t’u bashkohet fëmijëve të zakonshëm dhe kështu fillon aventura e Agit në shkollën Biçer Prep. Ky ndryshim, i vështirë për çdo fëmijë, merr një përmasë krejt të re për heroin tonë, një fëmijë i zakonshëm, me një fytyrë të jashtëzakonshme. A do ta besojnë të tjerët që…