Jeni ne:/, Më të shiturit/Rebelimi i Lúlus

Rebelimi i Lúlus

L 700

  • Autor: Albatros Rexhaj

  • ISBN-10(13): 978-9928-175-20-3

  • Përkthyes: Origjinali në shqip

  • Viti i botimit: Nëntor 2015

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 700 lekë

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Ky ditar i drejtohet Lúlus, pjesës më të fisme të njeriut, dhe në të shpaloset një botëkuptim i ndryshëm e i ri, si reagim ndaj kohëve të vështira që po kalojmë. Duke u nisur gjithnjë nga përjetimi i tij i problematikave apo situatave të ndryshme, autori i jep zë ndjenjës, duke zgjedhur më të thjeshtën dhe njëherazi më të vështirën prej udhëve për të komunikuar me publikun. Në këtë rrafsh krejtësisht personal, ai shkruan për të shpëtuar, për t’u ndier i lirë, për të mos iu nënshtruar mentalitetit të kopesë, pra për të mos u asgjësuar. Dhe rrugëdalja është imagjinata krijuese, ajo sjell rezistencën brenda botëve të krijuara e të vërteta. Rezistenca shprehet me kthimin e urrejtjes në dashuri, vërtetësinë e ndjenjave dhe të mendimeve në një epokë hipokrizie, mosshkëputjen nga konteksti social, modestinë dhe pranimin e vetvetes.

Por kjo letër e gjatë ka edhe një rrafsh shoqëror, në të cilin dallojmë një analizë thumbuese ndaj elitave të llastuara shqiptare që nuk janë më të afta të përfaqësojnë popullin, që vuajnë nga një varfëri shpirtërore e fshehur nga bollëku material, që shfrytëzojnë vendin tonë si të ishte tokë e huaj dhe e urryer. E këtyre elitave nuk mund t’u kundërvihet populli, i lodhur, i zhgënjyer, i përthithur në një labirint makabër manipulimi ku asnjëherë nuk gjendet përgjegjësi, por vetëm pasqyrimi i tij i luhatshëm. E kështu njerëzit kapërfyten mes tyre në luftën për mbijetesë duke i bërë jehonë pohimit: “… sot duhet që me patjetër t’i përkasësh dikujt, të jesh pjesë e një grupi apo klani, ndryshe rrezikon të dështosh…”. Ja tek ke konfirmimin e pastër se kritikat që të janë dukur të parapërgatitura, i paska ndier të tilla edhe dikush tjetër; kurthet qëllimshëm stisur, ia kanë stisur edhe dikujt tjetër; pafuqia për të bëzajtur, paska kapluar edhe dikë tjetër; trysnia gati e papërballueshme nuk qenka një trill i mendjes sate, si nuk është trill i mendjes së dikujt tjetër: është shtypëse!

Po zgjidhja? Zgjidhja nuk është e re, por e vetmja e mundshme sipas autorit: refuzo ta luash këtë lojë, dil nga ky rreth, rebelohu! Vendose dashurinë në qendër të jetës tënde dhe mbarte atë kudo, në çdo tavolinë, në çdo bisedë, në çdo takim. “… dashuria është e vetmja forcë që ka fuqi të na kujtojë se kush jemi dhe kujt i takojmë”.

Informacione shtesë

Pesha 193 g
Përmasat 21 x 14 cm
Nr faqesh

136

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Rebelimi i Lúlus”