Jeni ne:Home/Tituj të rinj/Bukë me sallam

Bukë me sallam

1,000 L

  • Autor: Charles Bukowski

  • ISBN-10(13): 978-9928-200-33-4

  • Përkthyes: Iris Sojli

  • Viti i botimit: Nëntor 2015

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 1000 lekë

Informacion i përgjithshëm rreth librit

“Bukë me sallam”, romani i katërt i Charles Bukowski-t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik dhe prekës i tij. Ai trajton kryesisht marrëdhëniet e vështira me të atin dhe fëmijërinë e hershme në Los Anxheles.

“Bukë me sallam” ndjek rrugëtimin e Henri Çinaskit, alter-egos së Bukowski-t, përgjatë viteve të shkollës së mesme me akne dhe mospërfillje dhe fillimin e një “karriere” të gjatë e të suksesshme në alkoolizëm, si dhe në jetën famëkeqe endacake e të rrezikshme, mes dhomash me qira, sherresh, mes birrës, verës e uiskit. Romani fillon në sfondin e një Amerike të shkatërruar nga Depresioni dhe shpie legjendën e Çinaskit deri në bombardimin e Pearl Harbor-it.

Në këtë roman të ashpër, mizor e të dëshpëruar, por edhe ironik e të butë, gjithçka përballohet me tone të egra, pa gjetur asnjë ngushëllim. Aty bëhet fjalë për prindër patetikë, konformistë e të dhunshëm, sidomos i ati; për zbulimin vuajerist të seksit, për vetëdijen e thekshme të të qenit i përjashtuar nga jeta sociale për shkak të aknes që e bën personazhin tmerrësisht të shëmtuar në sy të të tjerëve dhe të vetes; për revoltën kundër hipokrizive sociale të punës, të suksesit dhe të dashurisë për atdheun; për shkollën, ku hierarkitë shoqërorë janë të pashpresa dhe një riprodhim i së shkuarës; për profesorët groteskë dhe të frustruar dhe mësueset joshëse e mëmësore; për miqtë dhe rivalitetet e egra për të prirë “kopenë” e për të rregulluar ndonjë vajzë; e më së fundi, për ndjenjën poshtëruese të përjashtimit që shfaqet në dorëzimin ndaj alkoolit, së cilës vetëm shfryrja te shkrimi i dëshpëruar e kompulsiv do t’i japë një shpresë për shpagim.

“Bukë me sallam” është padyshim romani më i mirë i Bukowski-t.