Jeni ne:Home/Autorë të huaj, Tituj të rinj/Fundamentalist pa dashje

Fundamentalist pa dashje

700 L

  • Autor: Mohsin Hamid
  • ISBN-10(13): 978-9928-200-36-5

  • Përkthyes: Ilir I. Baçi

  • Viti i botimit: Nëntor 2015

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 700 lekë

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Pakistanezi Çengez po përjeton ëndrrën amerikane të çdo emigranti. Pasi mbaron me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Prinstonit, ai fillon menjëherë punë në një firmë elitare. I magjepsur nga Nju Jorku dhe nga historia e tij romantike me një bukuroshe elegante e pasanike, ai pothuajse po prek me dorë hyrjen në elitën e Manhatanit. Papritur, ndodh 11 Shtatori dhe heroi ynë ndien një ndryshim në qëndrimin e të tjerëve. Mbi të gjitha, vetë identiteti i Çengezit i nënshtrohet një shndërrimi sizmik duke shpërfaqur kështu besnikëri më fundamentale se paratë, pushteti dhe ndoshta edhe vetë dashuria.

Romani “Fundamentalist pa dashje” ka disa nivele leximi, të cilat ndërthuren mjeshtërisht dhe na lejojnë perceptimin e një realiteti, të cilin zakonisht do ta konsideronim si të largët.

Një nivel i parë leximi ka të bëjë me ndjenjën e “të qenit i huaj”. Shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një popull emigrantësh dhe si të tillë, ky rrëfim ngre për ta, por jo vetëm, shumë natyrshëm pyetjet: çfarë na bën të ndihemi të huaj jashtë vendit tonë? Jemi vërtet ne të huajt, apo janë të tjerët të këtillë?

Një nivel i dytë leximi ka të bëjë me vlerat ose të vërtetat themelore, fundamentale, pra parimet e një shoqërie. A ndryshojnë ato nga një kulturë te tjetra dhe nëse po, pse të qenit “fundamentalist” perceptohet si një zgjedhje negative? Cilat janë parimet që i japin kësaj zgjedhjeje këtë ngjyrim të errët dhe sa prej tyre janë të keqkuptuara?

“Fundamentalist pa dashje” është përkthyer në 30 gjuhë të botës. Romani pati një sukses të jashtëzakonshëm te lexuesit, duke shitur më shumë se një milion kopje, si edhe duke u ekranizuar nën regjinë e Mira Nair-it.