Jeni ne:/, New titles, Poetry/Poemat e hueja

Poemat e hueja

L 600

  • Autor: Entela Tabaku

  • ISBN-10(13): 978-9928-248-42-8

  • Përkthyes: N.D.

  • Viti i botimit: Nëntor, 2017

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 600 lekë

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Një poete, që me një shqipe të dashur dhe elegante, na sjell një poezi të latuar në mënyrë të përkorë, plot frymë, ajër e freski.

I gjithë vëllimi është një poemë, e cila ka në arkitekturën e vet poetike shumë poema. Çdonjëra mbledh nën strehën e saj poezi të lidhura dorë për dore, prej një ndjesie, ngjyre, tingulli, sendi, sekreti a përplot arsyeve të tjera që të këndellin, të mbajnë afër e të udhëtojnë në një botë poetike që pa dyshim bëhet edhe e jotja.

Imazhi i saj poetik ka ravijëzime të ngrohta malli. Një vizitë te një mike ndoshta, te një njeri i dashur, te motra ndoshta.
Me mjete të thjeshta, me fjalë të përditshme që fitojnë një tjetër kumt, poezitë e Tabakut të ngjallin ndjesi motesh të shkuara.

Fragmente nga libri

1.

historitë poetike nuk janë të vërteta
e vërteta sillet si me qenë e përzgjedhuna e jetës
jeta sillet si me qenë e lindun për ditë
dita si mos me qenë
e fjalshme
dhe mandej
mandej
a ta tregoj një histori të re
krejt?

 2.

kjo dashuni asht ndryshe
i mbledh dromcat e bukës
në grusht
e ndigjon kangën e vet
deri në fund

Informacione shtesë

Pesha 230 g
Nr faqesh

162