Rastet

L 600

  • Autor: Eugenio Montale

  • ISBN-10(13): 978-9928-228-56-7

  • Përkthyes: Mimoza Hysa

  • Viti i botimit: Mars 2017

  • Nr. i botimit: I parë

  • Gjuhë: Albanian

  • Çmim: 600 lekë

“Rastet”, përmbledhje poezish e botuar për herë të parë më 1939, shpërfaqet si një ditar europian udhëtimesh, një këngëtore e thurur për pritjet, ruajtjet
dhe meditimet e brendshme. Ky është rrëfi mi i një arratisjeje të pamundur, kërkimi i një takimi që shndërrohet menjëherë në ndarje.
Rasti është gjetja e një çasti plot jetë, një copëz realiteti i parëndësishëm në vetvete, por mbartës i një mundësie të jashtëzakonshme për të shpëtuar. Përçuese të përzgjedhura të këtij rasti të papërsëritshëm bëhen disa gra, që shndërrohen vetë në raste, me detyrën për të shmangur të keqen (përhumbjen e kujtesës, dhimbjen, vdekjen) dhe për të shpëtuar vlerat më të larta të qytetërimit nga barbarizmat.

Ben Andoni shkruan për Eugenio Montale

 

Kësisoj, këto raste shndërrohen në rrëfimin e një rrugëtimi dënimesh e shpëtimesh, që gjen shprehje poetike të lartësuar e njëkohësisht konkrete në format moderne të një klasicizmi të papërsëritshëm, me frymëzim dantesk, të interpretuar dhe përmes ndikimeve nga Eliot-i dhe Pound-i.

Informacione shtesë

Pesha 229 g
Përmasat 21 x 14 cm
Nr faqesh

465