Jeni ne:/Cecelia Ahern
Cecelia Ahern 2017-06-02T09:28:53+00:00
 

Përpara se të bëhej e njohur në karrierën e saj si shkrimtare, Cecilia Ahern mbaroi studimet e larta për gazetari dhe komunikim. Në moshën 21-vjeçare, ajo shkroi romanin e saj të parë PS, Të dua, të drejtat e të cilit u shitën në mbi 40 shtete. Një film me të njëjtin titull, ku protagoniste janë aktoret Hilary Swank dhe Lisa Kudrow, është xhiruar dhe është shfaqur në shumë shtete të botës. PS, Të dua, ishte një nga romanet më të shitura të vitit 2004, duke u renditur i pari në klasifikimin e librave më të mirë nga gazeta britanike Sunday Times. Ai u bë gjithashtu bestseller edhe jashtë Europës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke qëndruar në krye të klasifikimit të librave më të shitur në Gjermani për më shumë se 52 javë.

Në të njëjtin vit, në nëntor 2004, romani i saj i dytë Ku mbaron ylberi, gjithashtu u rendit i pari në klasifikimin e librave më të shitur në Irlandë dhe në Britaninë e Madhe. Romani i saj i tretë, Sikur të më takoje tani, u publikua në nëntor 2005, dhe gjithashtu u bë shumë shpejt bestseller ndërkombëtar.

Në vitin 2005, Cecilia Ahern fitoi çmimin Irish Post për letërsinë, si dhe çmimin Corine për romanin Ku mbaron Ylberi.

Romane të tjera shumë të shitura të kësaj shkrimtareje janë: A Place Called Here (2008), Thanks for the Memories (2008) dhe The Book of Tomorrow (2010).