---
title: "Rreth nesh | Botime PEGI"
description: "Historiku i Botime PEGI dhe Shtypshkronja PEGI - shtëpi botuese dhe shtypshkronjë me traditë që prej vitit 1994."
canonical_url: "https://botimepegi.al/about"
meta:
  "og:description": "Historiku i Botime PEGI dhe Shtypshkronja PEGI - shtëpi botuese dhe shtypshkronjë me traditë që prej vitit 1994."
  "og:title": "Rreth nesh - Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

# **Rreth nesh**

Historiku i Botime PEGI dhe Shtypshkronja PEGI.

![Botime PEGI](https://botimepegi.al/images/show-case/about/grupi-1200.webp)

## **Korrektesë, përkushtim, shpejtësi...**

Botime PEGI është shtëpi botuese dhe shtypshkronjë me traditë që prej vitit 1994. Aktiviteti ynë mbetet i fokusuar te cilësia e botimeve, shpërndarja dhe shërbimi ndaj autorëve, mësuesve dhe lexuesve.

### **Botime PEGI**

*Botime PEGI* e ka filluar aktivitetin në sektorin e shtypit dhe botimeve qysh në vitin 1994. Qëllimi i kësaj sipërmarrjeje ka qenë dhe është krijimi i një hallke midis njerëzve dhe dijes.

Prej vitit 2005, kohë kur sektori i librave shkollorë u liberalizua nga qeveria shqiptare, PEGI intensifikoi aktivitetin e saj me botimin e teksteve shkollore.

Në vitin 2011, departamenti i botimeve u nda formalisht nga shoqëria mëmë duke krijuar shoqërinë Botime PEGI sh.p.k., e cila sot është një nga shtëpitë botuese më aktive në segmentin e librave shkollorë, ndërkohë që po rritet me shpejtësi edhe në sektorin e botimeve letrare.

Reputacioni ynë bazohet në cilësinë e teksteve shkollore, si edhe në suksesin e vazhdueshëm përballë institucioneve e mësuesve. Ne krenohemi me një nga ekipet më të mira në fushën e botimeve shqiptare: mbi 20 vjet eksperiencë dhe mbi 500 tituj përvojë e përbashkët.

Me 120 tituj shkollorë, *Botime PEGI* është botuesi më i madh i teksteve shkollore në Shqipëri. Vetëm në vitin 2017, katalogu përkatës u pasurua me 20 tituj të rinj shkollorë, të miratuar nga Ministria e Arsimit (MAS). Njëkohësisht, katalogu i librave joshkollorë (letrarë dhe joletrarë) i ka kaluar tashmë 200 titujt.

Botime PEGI karakterizohet nga një:

- rrjet i gjerë shpërndarjeje;
- reputacion i shkëlqyer dhe markë e njohur;
- skuadër e fortë.

Në vitin 2014, si shpërblim për përkushtimin dhe punën e palodhshme, qeveria shqiptare e vlerësoi me çmimin "Bleta e Artë" në kategorinë *Belles Lettres*, në fushën e botimeve.

**Ndër çmimet e tjera mund të përmendim:**

- Përkthimi më i mirë i vitit (2017) për "Armëpushimi" (La tregua), P. Levi.
- Përkthimi më i mirë i çmimeve Kult (2017) për "Rastet" (Le occasioni), E. Montale.
- Përkthimi më i mirë i Panairit të Librit (2014) për "Xhejn Er" (Jane Eyre), Ch. Brontë.
- Përkthimi më i mirë i Panairit të Librit në Kosovë (2013) për "Koha e ngrirë" (Die gefrorene Zeit), A. Kim.
- Çmimi "Penda e argjendtë" si shkrimtari më i mirë debutues (2012) për Darien Levanin me "Poetët bëjnë dashuri ndryshe".
- Libri më i mirë për fëmijë në Panairin e Librit (2012) për "Pas festës së Abetares" nga Gaqo Bushaka.

Në saje të përpjekjeve për botime cilësore, *Botime PEGI* është vlerësuar dhe mbështetur financiarisht nga disa institucione ndërkombëtare dhe kombëtare, si Instituti Italian i Kulturës, Traduki, Ministria e Kulturës, *Centre National du Livre* etj.

Botime PEGI mbetet një nga shtëpitë botuese më të mëdha në Shqipëri. Në saje të punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm, ajo vijon të rritet dhe të jetë përherë e më e suksesshme.

### **Shtypshkronja PEGI**

*Shtypshkronja PEGI* e filloi aktivitetin e shtypit në vitin 1994, duke investuar me blerjen e një makinerie njëngjyrëshe. Që në fillim të veprimtarisë së saj, misioni i PEGI-t ka qenë ofrimi i botimeve cilësore, në kohë dhe në përputhje me kërkesat e tregut.

Për të përmbushur këtë mision, çdo vit është investuar në mënyrë të konsiderueshme për blerjen e pajisjeve të teknologjisë moderne. Në vitin 2006, PEGI ishte e para shtypshkronjë në Shqipëri që investoi në blerjen e makinerisë kompjuterike të lastrave. Në vitin 2010, shtypshkronja PEGI e rriti cilësinë e shtypit në treg, duke qenë e para kompani me një makineri 8-ngjyrëshe.

Falë përkushtimit dhe produktivitetit të saj, *shtypshkronja PEGI* është përzgjedhur nga institucione të rëndësishme private dhe publike, si UNHCR, UNICEF, British Council, Coca-Cola, Bashkia e Tiranës etj.

Në vitin 2005, *shtypshkronja PEGI* u vlerësua me çmimin *"Century International Gold Quality Era Award"* nga *Century Quality Era Award Foundation*.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/about#webpage","description":"Historiku i Botime PEGI dhe Shtypshkronja PEGI - shtëpi botuese dhe shtypshkronjë me traditë që prej vitit 1994.","name":"Rreth nesh","url":"https://botimepegi.al/about","@type":["WebPage","AboutPage"],"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
