---
title: "Giuseppe Ungaretti | Botime PEGI"
description: "Giuseppe Ungaretti është një prej poetëve më të mëdhenj italianë të shekullit XX. Ai njihet gjerësisht si njeriu që hodhi themelet e hermetizmit, një rrymë letr…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/authors/giuseppe-ungaretti-bb00cd0d"
meta:
  "og:description": "Giuseppe Ungaretti është një prej poetëve më të mëdhenj italianë të shekullit XX. Ai njihet gjerësisht si njeriu që hodhi themelet e hermetizmit, një rrymë letr…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/authors/giuseppe-ungaretti/giuseppe-ungaretti.jpg"
  "og:image:alt": "Giuseppe Ungaretti"
  "og:title": "Giuseppe Ungaretti | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Giuseppe Ungaretti**

# **Giuseppe Ungaretti**

*Përmbledhja “Ndjenja e kohës” shënon përfundimisht kalimin në një stinë të re të poezisë ungaretiane dhe, me autoritetin e shembullit të vet, sanksionon një prirje që do të përkrahet gjerësisht, atë të hermetizmit. Edoardo Esposito, kritik letrar, pedagog, (artikull në “Poesia e shekullit XX në Itali dhe në Europë) Themelet e poetikës ungaretiane që pohohen në përmbledhjen e re janë mbi të gjitha dy: gjuha e çmuar dhe e lartë, thuajse hyjnore, që sjell kërkimin e një stërhollimi të lloji petrarkist, të orientuar drejt një poezie të vyer dhe sublime; si dhe liria analogjike. Romano Luperini Kritik letrar, shkrimtar dhe politikan Ky kapërcim ndodh me vëllimin “Ndjenja e kohës”, që përmbledh lirika të shkruara që në fillim të 1919 dhe të botuara më 1933; njeriu i dhembjes, Ungaretti, tashmë është Njeriu (me Nj të madhe), poezia synon t’u japë zë konflikteve të brendshme, pikëpyetjeve dramatike – kërkimin e sigurive dhe limaneve; misterin: të ndierit e kohës, efemeren në raport me të përjetshmen, do të thotë poeti, - tesnsionit ekzistencial, rrugëtimit të dhembshëm për të kapërcyer të qenit tokësor. Salvatore Guglielmino, kritik letrar, hartues antologjish letrare*

Giuseppe Ungaretti është një prej poetëve më të mëdhenj italianë të shekullit XX. Ai njihet gjerësisht si njeriu që hodhi themelet e hermetizmit, një rrymë letrare që solli një tjetër frymë dhe formë në mënyrën e të krijuarit poezi. Përmes një pune të gjatë hulumtuese dhe eksperimentale, por edhe të refuzimit të modeleve stilistike tradicionale, Ungaretti kërkoi t’i kthente fjalës virgjërinë dhe risinë, duke e sjellë në një përmasë më thelbësore, të zhveshur e ndonjëherë, qëllimisht të errët. Ai është fitues i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, një ndër të cilët Çmimi Ndërkombëtar për Letërsinë Neustadt, më 1970.

## **Librat e autorit**

### [Ndjenja e kohës](https://botimepegi.al/books/ndjenja-e-kohes-bb00ceb2)

800 Lekë

[Giuseppe Ungaretti](https://botimepegi.al/authors/giuseppe-ungaretti-bb00cd0d)

- Poezi
- Europa Krijuese

![Giuseppe Ungaretti](https://botimepegi.al/uploads/authors/giuseppe-ungaretti/giuseppe-ungaretti.jpg)

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/authors/giuseppe-ungaretti-bb00cd0d#webpage","@type":"WebPage","description":"Giuseppe Ungaretti është një prej poetëve më të mëdhenj italianë të shekullit XX. Ai njihet gjerësisht si njeriu që hodhi themelet e hermetizmit, një rrymë letr…","name":"Giuseppe Ungaretti","url":"https://botimepegi.al/authors/giuseppe-ungaretti-bb00cd0d","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/authors/giuseppe-ungaretti-bb00cd0d#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/authors/giuseppe-ungaretti-bb00cd0d"]}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Person","description":"Giuseppe Ungaretti është një prej poetëve më të mëdhenj italianë të shekullit XX. Ai njihet gjerësisht si njeriu që hodhi themelet e hermetizmit, një rrymë letr…","email":"botimepegi@botimepegi.al","logo":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","name":"Giuseppe Ungaretti","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al/authors/giuseppe-ungaretti-bb00cd0d","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/authors/giuseppe-ungaretti-bb00cd0d#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Autorët","item":"https://botimepegi.al/authors","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Giuseppe Ungaretti","item":"https://botimepegi.al/authors/giuseppe-ungaretti-bb00cd0d","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/authors/giuseppe-ungaretti/giuseppe-ungaretti.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/authors/giuseppe-ungaretti/giuseppe-ungaretti.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
