---
title: "Sidonie-Gabrielle Colette | Botime PEGI"
description: "SIDONIE-GABRIELLE COLETTE (1873 – 1954), e njohur me emrin Colette, ishte një shkrimtare e jashtëzakonshme franceze e gjysmës së parë të shekullit XX. Në moshën…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/authors/sidonie-gabrielle-colette-bb00cd1e"
meta:
  "og:description": "SIDONIE-GABRIELLE COLETTE (1873 – 1954), e njohur me emrin Colette, ishte një shkrimtare e jashtëzakonshme franceze e gjysmës së parë të shekullit XX. Në moshën…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/authors/sidonie-gabrielle-colette/sidonie-gabrielle-colette.jpg"
  "og:image:alt": "Sidonie-Gabrielle Colette"
  "og:title": "Sidonie-Gabrielle Colette | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Sidonie-Gabrielle Colette**

# **Sidonie-Gabrielle Colette**

*"Një krijesë e vogël, e paqortueshme, e kaltër si ëndrrat më të bukura, si shpirt i brishtë..."*

SIDONIE-GABRIELLE COLETTE (1873 – 1954), e njohur me emrin Colette, ishte një shkrimtare e jashtëzakonshme franceze e gjysmës së parë të shekullit XX. Në moshën 20-vjeçare u martua me shkrimtarin dhe kritikun Henri Gauthier-Villars (Uilli), 15 vjet më i madh se ajo. Ai e njohu me sallonet parisiane dhe jo shumë kohë pas martesës së tyre, zbuloi talentin e saj për të shkruar. E mbyllte në dhomë dhe e nxiste që të shkruante, por veprat i botoi me emrin e tij. Katër novelat e Claudine-s janë veprat e saj të para, në fakt. Pas ndarjes nga i shoqi, ajo vijoi të shkruante me emrin e saj. Në romanet e saj, ajo përshkruan dhembjet dhe kënaqësitë e dashurisë, seksualitetin, marrëdhëniet brenda të njëjtit seks, mëmësinë, raportet e vështira nënë-bijë dhe divorcin shumë më herët sesa këto të konsideroheshin argumente të përshtatshme për diskutimin publik. Si gazetare, ajo përcaktoi norma të reja morale, duke folur haptas për orgazmat e shtirura, dhunën në familje dhe prirjet shoqërore. Si një figurë shumë kontroverse, jeta e saj është ekranizuar në filmin me titull “Colette” (2018).

## **Librat e autorit**

### [Macja](https://botimepegi.al/books/macja-bb00cefe)

800 Lekë

[Sidonie-Gabrielle Colette](https://botimepegi.al/authors/sidonie-gabrielle-colette-bb00cd1e)

- Dramë

![Sidonie-Gabrielle Colette](https://botimepegi.al/uploads/authors/sidonie-gabrielle-colette/sidonie-gabrielle-colette.jpg)

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/authors/sidonie-gabrielle-colette-bb00cd1e#webpage","@type":"WebPage","description":"SIDONIE-GABRIELLE COLETTE (1873 – 1954), e njohur me emrin Colette, ishte një shkrimtare e jashtëzakonshme franceze e gjysmës së parë të shekullit XX. Në moshën…","name":"Sidonie-Gabrielle Colette","url":"https://botimepegi.al/authors/sidonie-gabrielle-colette-bb00cd1e","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/authors/sidonie-gabrielle-colette-bb00cd1e#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/authors/sidonie-gabrielle-colette-bb00cd1e"]}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Person","description":"SIDONIE-GABRIELLE COLETTE (1873 – 1954), e njohur me emrin Colette, ishte një shkrimtare e jashtëzakonshme franceze e gjysmës së parë të shekullit XX. Në moshën…","email":"botimepegi@botimepegi.al","logo":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","name":"Sidonie-Gabrielle Colette","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al/authors/sidonie-gabrielle-colette-bb00cd1e","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/authors/sidonie-gabrielle-colette-bb00cd1e#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Autorët","item":"https://botimepegi.al/authors","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Sidonie-Gabrielle Colette","item":"https://botimepegi.al/authors/sidonie-gabrielle-colette-bb00cd1e","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/authors/sidonie-gabrielle-colette/sidonie-gabrielle-colette.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/authors/sidonie-gabrielle-colette/sidonie-gabrielle-colette.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
