---
title: "Stephen Chobsky | Botime PEGI"
description: "Stephen Chbosky (1970) është një shkrimtar amerikan, skenarist dhe regjizor i njohur në veçanti për romanin bestseller sipas New York Times-it “Ne jemi pafundës…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/authors/stephen-chobsky-bb00ccd4"
meta:
  "og:description": "Stephen Chbosky (1970) është një shkrimtar amerikan, skenarist dhe regjizor i njohur në veçanti për romanin bestseller sipas New York Times-it “Ne jemi pafundës…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/authors/stephen-chobsky/stephen-chobsky.jpg"
  "og:image:alt": "Stephen Chobsky"
  "og:title": "Stephen Chobsky | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Stephen Chobsky**

# **Stephen Chobsky**

*Por edhe sikur të mos e kemi mundësinë për të zgjedhur nga vijmë, prapëseprapë e vendosim vetë ku do të shkojmë. Prapëseprapë e kemi ne në dorë se çfarë të bëjmë. Dhe mund të përpiqemi të ndihemi mirë me atë që bëjmë.*

Stephen Chbosky (1970) është një shkrimtar amerikan, skenarist dhe regjizor i njohur në veçanti për romanin bestseller sipas New York Times-it “Ne jemi pafundësi” (The perks of being a wallflower). Ky libër, romani i parë i tij, u botua nga MTV Books në vitin 1999 dhe u kthye në një sukses popullor të menjëhershëm. Në vitin 2000 ishte titulli më i shitur nga MTV Books dhe deri në Maj të vitit 2013 janë botuar mbi 2 milion kopje. Libri u pasua nga kritika dhe debate lidhur me pjesët e tij ku përshkruhet seksi midis adoleshentëve apo përdorimi i drogës. Libri u ndalua në shumë shkolla dhe nga viti 2004 deri në vitin 2010 ishte një nga librat më të përfolur sipas Shoqatës së Librarëve Amerikanë. “Ne jemi pafundësi” ka qëndruar mbi një vit në listën e librave më të shitur të New York Times-it dhe është përkthyer në 31 gjuhë të botës. Në vitin 2012, vetë autori shkroi skenarin dhe u bë regjizori i filmit të frymëzuar nga libri, me aktorët Logan Lerman, Emma Watson dhe Ezra Miller. Chbosky ka botuar gjithashtu një përmbledhje me tregime të titulluar Pieces (2000), ka shkruar skenarin e filmit Rent (2005) si edhe ka krijuar dhe prodhuar serinë televizive Jericho (2006).

## **Librat e autorit**

### [Ne jemi pafundësi](https://botimepegi.al/books/ne-jemi-pafundesi-bb00cdbc)

800 Lekë

[Stephen Chobsky](https://botimepegi.al/authors/stephen-chobsky-bb00ccd4)

- 12-18 vjeç

![Stephen Chobsky](https://botimepegi.al/uploads/authors/stephen-chobsky/stephen-chobsky.jpg)

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/authors/stephen-chobsky-bb00ccd4#webpage","@type":"WebPage","description":"Stephen Chbosky (1970) është një shkrimtar amerikan, skenarist dhe regjizor i njohur në veçanti për romanin bestseller sipas New York Times-it “Ne jemi pafundës…","name":"Stephen Chobsky","url":"https://botimepegi.al/authors/stephen-chobsky-bb00ccd4","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/authors/stephen-chobsky-bb00ccd4#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/authors/stephen-chobsky-bb00ccd4"]}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Person","description":"Stephen Chbosky (1970) është një shkrimtar amerikan, skenarist dhe regjizor i njohur në veçanti për romanin bestseller sipas New York Times-it “Ne jemi pafundës…","email":"botimepegi@botimepegi.al","logo":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","name":"Stephen Chobsky","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al/authors/stephen-chobsky-bb00ccd4","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/authors/stephen-chobsky-bb00ccd4#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Autorët","item":"https://botimepegi.al/authors","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Stephen Chobsky","item":"https://botimepegi.al/authors/stephen-chobsky-bb00ccd4","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/authors/stephen-chobsky/stephen-chobsky.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/authors/stephen-chobsky/stephen-chobsky.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
