---
title: "A është, vallë, njeri...? | Botime PEGI"
description: "A është, vallë, njeri…? është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Në këtë libër,…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34"
meta:
  "og:description": "A është, vallë, njeri…? është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Në këtë libër,…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34/a-eshte-valle-njeri.jpg"
  "og:image:alt": "A është, vallë, njeri...?"
  "og:title": "A është, vallë, njeri...? | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**A është, vallë, njeri...?**

Primo Levi • 2016

![A është, vallë, njeri...?](https://botimepegi.al/uploads/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34/a-eshte-valle-njeri.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/letersia-e-kujteses/1207-a-eshte-valle-njeri.html)

# **A është, vallë, njeri...?**

**Autor:**[Primo Levi](https://botimepegi.al/authors/primo-levi-bb00ccca)

**700 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-200-44-0</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>196</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2016</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Genci Pjetri</dd></dl>

A është, vallë, njeri…? është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Në këtë libër, ai rrëfen përvojën e një viti të tërë, nga shkurti 1944 deri më 27 janar 1945, të kaluar në lagerin e Buna-Monovicit. Buna ishte një ndër 44 kampet satelitë të Aushvicit, në Silezinë e Sipërme, në territorin polak. Historia fillon me internimin e autorit në kampin për hebrenj në Fosoli dhe përfundon me çlirimin e kampit të Aushvicit nga ushtria ruse. Levi arriti të mbijetonte falë ushqimit shtesë, që një punëtor italian, Lorencoja, arrinte tia kalonte fshehurazi. Përvoja e Levi-t si një ndër të mbijetuarit e këtij Lageri famëkeq shpërfaqet në një prej librave më realistë e të thellë mbi ferrin që përjetuan gjithë bota e sidomos hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me stilin e zhveshur të një kronike, ai sjell dëshmi tronditëse të asaj mbijetese deri në çnjerëzim. Ky është libri i dinjitetit, i zvetënimit dhe i tëhuajzmit të njeriut përballë mekanizmave të pamëshirshme të shfarosjes në masë. Peripecitë e turmës, që tashmë ska emër, por veç një numër të vulosur si tatuazh i përjetshëm mbi parakrahun e majtë, rikujtohen pa asnjë fije retorike, duke ia lënë komentet në dorë vetë realitetit lebetitës. Nga kori i personazheve të paharrueshëm të librit ngrihet një mesazh i kthjellët moral e qytetar.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34#webpage","@type":"WebPage","description":"A është, vallë, njeri…? është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Në këtë libër,…","name":"A është, vallë, njeri...?","url":"https://botimepegi.al/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34#book","@type":"Book","description":"A është, vallë, njeri…? është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Në këtë libër,…","name":"A është, vallë, njeri...?","numberOfPages":196,"url":"https://botimepegi.al/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34","author":{"@type":"Person","name":"Primo Levi","url":"https://botimepegi.al/authors/primo-levi-bb00ccca"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-200-44-0","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2016-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34#product","@type":"Product","description":"A është, vallë, njeri…? është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Në këtë libër,…","name":"A është, vallë, njeri...?","sku":"978-9928-200-44-0","url":"https://botimepegi.al/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"700","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"A është, vallë, njeri...?","item":"https://botimepegi.al/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34/a-eshte-valle-njeri.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34/a-eshte-valle-njeri.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34/a-eshte-valle-njeri.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/a-eshte-valle-njeri-bb00ce34/a-eshte-valle-njeri.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
