---
title: "Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat | Botime PEGI"
description: "\"Ajo ishte mësuesja e letërsisë, ai ishte nxënësi i saj. Ajo ka të shoqin, tre fëmijë adoleshentë, një jetë provinciale, në dukje borgjeze. I pëlqejnë shkrimtar…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94"
meta:
  "og:description": "\"Ajo ishte mësuesja e letërsisë, ai ishte nxënësi i saj. Ajo ka të shoqin, tre fëmijë adoleshentë, një jetë provinciale, në dukje borgjeze. I pëlqejnë shkrimtar…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat.jpg"
  "og:image:alt": "Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat"
  "og:title": "Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat**

Sylvie Bommel • 2019

![Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat](https://botimepegi.al/uploads/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/9083-ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat.html)

# **Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat**

**Autor:**[Sylvie Bommel](https://botimepegi.al/authors/sylvie-bommel-bb00ccf9)

**600 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-233-92-9</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>164</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2019</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Blerta Hyska</dd></dl>

"Ajo ishte mësuesja e letërsisë, ai ishte nxënësi i saj. Ajo ka të shoqin, tre fëmijë adoleshentë, një jetë provinciale, në dukje borgjeze. I pëlqejnë shkrimtarët e mëdhenj dhe dëshiron të bëhet shkrimtare. I pëlqejnë minifundet dhe këmbët e saj. Djaloshi i duket i shkëlqyer dhe kërkon të martohet me të. Ajo quhet Brizhitë dhe ai Emanuel. Brizhitë Tronjo u martua për herë të parë në Tuke. 33 vjet më vonë, për martesën e dytë, ajo ka zgjedhur të njëjtin vend si për të parën, Tukenë. Të njëjtën sallë martesash, në bashkinë që duket si kështjellë mesjetare angleze. Prindërit e Emmanuel Macron-it do t’i kërkojnë të mos takohet më me djalin e tyre. “Ata janë në një moshë me Brigitte-n dhe fakti që ai niset për në Paris, i lehtëson shumë. Për ata, kjo histori i kalon caqet e marrëzisë” shkruan autorja. “Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat”është një biografi dhe portret intim i Zonjës së Parë franceze Brigitte Macron. Përmes rrëfimeve dhe analizave, autorja kërkon të kuptojë se si, një grua e borgjezisë së vogël të provincës, e rritur me të motrat, pati guximin e madh për t’u përballur me familjen e saj dhe moralin popullor për të jetuar një jetë të dytë me një burrë 24 vjet më të ri sesa ajo. Autorja përpiqet t’u japë përgjigje pyetjeve: Ishte guximi apo pavetëdija që e kishin shtyrë Brizhitën të “shkatërronte vatrën e saj” për t’iu futur një aventure çmendurisht të rrezikshme? Ishte vallë Emanueli ai që kishte bërë hapin e parë? Nëse po, si ia kishte dalë t’i mbushte mendjen? Kur kishte filluar saktësisht lidhja e tyre? Ç’mrekulli kishte ndodhur që fëmijët e Brizhitës e kishin pranuar aq lehtë këtë njerk jo si të tjerët (kështu thotë versioni zyrtar), ndërkohë që as dyzetvjeçarët e afirmuar nuk e pranojnë që nëna e tyre të dashurojë njeri tjetër veç babait? Në korrik 2019, libri u nderua me çmimin “Bernard-Mazières”, i cili jepet për librat me përmbajtje politike."

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94#webpage","@type":"WebPage","description":"\"Ajo ishte mësuesja e letërsisë, ai ishte nxënësi i saj. Ajo ka të shoqin, tre fëmijë adoleshentë, një jetë provinciale, në dukje borgjeze. I pëlqejnë shkrimtar…","name":"Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat","url":"https://botimepegi.al/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94#book","@type":"Book","description":"\"Ajo ishte mësuesja e letërsisë, ai ishte nxënësi i saj. Ajo ka të shoqin, tre fëmijë adoleshentë, një jetë provinciale, në dukje borgjeze. I pëlqejnë shkrimtar…","name":"Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat","numberOfPages":164,"url":"https://botimepegi.al/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94","author":{"@type":"Person","name":"Sylvie Bommel","url":"https://botimepegi.al/authors/sylvie-bommel-bb00ccf9"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-233-92-9","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2019-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94#product","@type":"Product","description":"\"Ajo ishte mësuesja e letërsisë, ai ishte nxënësi i saj. Ajo ka të shoqin, tre fëmijë adoleshentë, një jetë provinciale, në dukje borgjeze. I pëlqejnë shkrimtar…","name":"Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat","sku":"978-9928-233-92-9","url":"https://botimepegi.al/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"600","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat","item":"https://botimepegi.al/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat-bb00ce94/ai-sa-kish-mbushur-te-shtatembedhjetat.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
