---
title: "Armëpushimi | Botime PEGI"
description: "Armëpushimi, libri i kthimit, odiseja e Europës mes luftës dhe paqes, është vijimi i A është vallë, njeri…?, një ndër librat më të bukur të letërsisë europiane…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/armepushimi-bb00ce14"
meta:
  "og:description": "Armëpushimi, libri i kthimit, odiseja e Europës mes luftës dhe paqes, është vijimi i A është vallë, njeri…?, një ndër librat më të bukur të letërsisë europiane…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/armepushimi-bb00ce14/armepushimi.jpg"
  "og:image:alt": Armëpushimi
  "og:title": "Armëpushimi | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Armëpushimi**

Primo Levi • 2018

![Armëpushimi](https://botimepegi.al/uploads/books/armepushimi-bb00ce14/armepushimi.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/6574-armepushimi.html)

# **Armëpushimi**

**Autor:**[Primo Levi](https://botimepegi.al/authors/primo-levi-bb00ccca)

**1000 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-248-23-7</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>272</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2018</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Aida Baro</dd></dl>

Armëpushimi, libri i kthimit, odiseja e Europës mes luftës dhe paqes, është vijimi i A është vallë, njeri…?, një ndër librat më të bukur të letërsisë europiane lindur nga kampet e shfarosjes. Nëse libri i parë ishte shkruar menjëherë pas kthimit, thuajse me qëllimin për tu çliruar së brendshmi nga barra e rëndë shpirtërore, si nevojë dëshmie, duke qenë se ai ishte një ndër të paktët hebrenj që mbijetuan në kampin e përqendrimit dhe duke iu bindur nevojës së menjëhershme për tu treguar të tjerëve, për ti bërë të tjerët pjesëmarrës të asaj tragjedie, libri i dytë është shkruar me njëfarë largësie nga ngjarjet, në një klimë më të shtruar e më të qetë. Aventura europiano-qendrore e Levit nuk mbyllet me çlirimin e Aushvicit nga ana e Ushtrisë së Kuqe, përkundrazi, si në një shtegtim fantazmagorik, Levi bashkë me një mijë e katërqind italianë të tjerë vërtiten nëpër hapësirën e paskajshme ruse për muaj me radhë, nga janari deri në fund të vitit 1945. Nuk dihen as sot e kësaj dite arsyet e kësaj sorollatjeje të panevojshme, ndoshta edhe thjesht për shkak të neglizhencës ose rrëmujës burokratike që mbizotëronte në Bashkimin Sovjetik të asokohshëm. Gjatë gjithë kësaj periudhe, të mbijetuarit e Aushvicit përshkojnë gjithë Europën Qendrore dhe Lindore, përmes Polonisë, Rusisë së Bardhë, Ukrainës, Rumanisë, Hungarisë dhe vetë Gjermanisë. Lufta ende ska mbaruar ose siç thotë greku i Levit, një ndër personazhet më të spikatura të romanit, Luftë është përherë, Europa po shijon njëfarë armëpushimi para se të mbërrijë lufta tjetër, Lufta e ftohtë që do ta copëtonte sërish Europën. Me vërtetësi, ironi therëse deri në sarkazëm, Levi përshkruan tipa dhe karaktere nga më të ndryshmet, tregjet klandestine të Krakovës dhe Katovicës, çmobilizimin e shthurjen e radhëve të Ushtrisë së Kuqe, tokën ruse të pafund, të pushtuar nga lavdia, mjerimi, harresa dhe forca jetësore; këneta e pyje të paprekura, trena të shkatërruar, gostitë e shfrenuara të rusëve të dehur nga fitorja; fjetoret plot ëndrra të italianëve në udhën e pasigurt të kthimit.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/armepushimi-bb00ce14#webpage","@type":"WebPage","description":"Armëpushimi, libri i kthimit, odiseja e Europës mes luftës dhe paqes, është vijimi i A është vallë, njeri…?, një ndër librat më të bukur të letërsisë europiane…","name":"Armëpushimi","url":"https://botimepegi.al/books/armepushimi-bb00ce14","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/armepushimi-bb00ce14#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/armepushimi-bb00ce14"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/armepushimi-bb00ce14#book","@type":"Book","description":"Armëpushimi, libri i kthimit, odiseja e Europës mes luftës dhe paqes, është vijimi i A është vallë, njeri…?, një ndër librat më të bukur të letërsisë europiane…","name":"Armëpushimi","numberOfPages":272,"url":"https://botimepegi.al/books/armepushimi-bb00ce14","author":{"@type":"Person","name":"Primo Levi","url":"https://botimepegi.al/authors/primo-levi-bb00ccca"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-248-23-7","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2018-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/armepushimi-bb00ce14#product","@type":"Product","description":"Armëpushimi, libri i kthimit, odiseja e Europës mes luftës dhe paqes, është vijimi i A është vallë, njeri…?, një ndër librat më të bukur të letërsisë europiane…","name":"Armëpushimi","sku":"978-9928-248-23-7","url":"https://botimepegi.al/books/armepushimi-bb00ce14","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/armepushimi-bb00ce14#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1000","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/armepushimi-bb00ce14","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/armepushimi-bb00ce14#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Armëpushimi","item":"https://botimepegi.al/books/armepushimi-bb00ce14","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/armepushimi-bb00ce14/armepushimi.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/armepushimi-bb00ce14/armepushimi.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/armepushimi-bb00ce14/armepushimi.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/armepushimi-bb00ce14/armepushimi.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
