---
title: "Artisti i botës fluturake | Botime PEGI"
description: "\"Masuxhi Ono është një artist japonez, piktor, tashmë i dalë në pension, i cili ka humbur të birin dhe të shoqen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, i qetë d…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0"
meta:
  "og:description": "\"Masuxhi Ono është një artist japonez, piktor, tashmë i dalë në pension, i cili ka humbur të birin dhe të shoqen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, i qetë d…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0/artisti-i-botes-fluturake.jpg"
  "og:image:alt": "Artisti i botës fluturake"
  "og:title": "Artisti i botës fluturake | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Artisti i botës fluturake**

Kazuo Ishiguro • 2019

![Artisti i botës fluturake](https://botimepegi.al/uploads/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0/artisti-i-botes-fluturake.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/en/oferta-te-ndryshme/9147-artist-i-botes-fluturake.html)

# **Artisti i botës fluturake**

**Autor:**[Kazuo Ishiguro](https://botimepegi.al/authors/kazuo-ishiguro-bb00ccda)

**1000 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-233-97-4</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>234</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2019</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Loran Gami</dd></dl>

"Masuxhi Ono është një artist japonez, piktor, tashmë i dalë në pension, i cili ka humbur të birin dhe të shoqen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, i qetë dhe babaxhan, jeton me të bijat, i përkushtohet të nipit si një gjysh i mirë dhe kopshtit të shtëpisë së tij të bukur. Në pamje të parë, asgjë nuk i trazon ujërat e kësaj pleqërie të bardhë. Mirëpo, bisedimet për martesën e vajzës së dytë, sipas zakoneve japoneze, do të nxjerrin në pah kujtime dhe shqetësime të së kaluarës së tij. Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. Në vend të kësaj, ai e vuri artin e tij në shërbim të lëvizjes imperialiste që e shpuri Japoninë drejt Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, zgjedhjet e tij gjatë luftës, të volitshme për atë kohë, kanë lënë gjurmë në sytë e kolegëve dhe miqve, duke ia cenuar reputacionin. Megjithatë, plaku, duke menduar se ka vepruar në të mirë të vendit, nuk e kupton zemërimin dhe përbuzjen ndaj tij. Atij i duket sikur jeton në një botë krejt të huaj dhe i vetmi realitet për artistin mbetet idealizimi i vetvetes, jeton me këmbëngulje dhe nuk arrin të bëjë hesapet me përgjegjësitë e veta. I akuzuar nga shoqëria për dështimin e saj dhe i fyer për stilin e tij estetik në të shkuarën, ai përshkon nga e para historinë e tij personale, që e bën edhe hero, edhe burracak, por mbi të gjitha, një qenie njerëzore. Romani “Artist i botës fluturake”, ka qenë kandidat për fitimin e Man Booker Prize, më 1986, dhe po në të njëjtin vit ka fituar Whitebread Book Award, një çmim që jepet për shkrimtarët që jetojnë në Britani dhe në Irlandë. "

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0#webpage","@type":"WebPage","description":"\"Masuxhi Ono është një artist japonez, piktor, tashmë i dalë në pension, i cili ka humbur të birin dhe të shoqen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, i qetë d…","name":"Artisti i botës fluturake","url":"https://botimepegi.al/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0#book","@type":"Book","description":"\"Masuxhi Ono është një artist japonez, piktor, tashmë i dalë në pension, i cili ka humbur të birin dhe të shoqen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, i qetë d…","name":"Artisti i botës fluturake","numberOfPages":234,"url":"https://botimepegi.al/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0","author":{"@type":"Person","name":"Kazuo Ishiguro","url":"https://botimepegi.al/authors/kazuo-ishiguro-bb00ccda"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-233-97-4","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2019-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0#product","@type":"Product","description":"\"Masuxhi Ono është një artist japonez, piktor, tashmë i dalë në pension, i cili ka humbur të birin dhe të shoqen gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, i qetë d…","name":"Artisti i botës fluturake","sku":"978-9928-233-97-4","url":"https://botimepegi.al/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1000","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Artisti i botës fluturake","item":"https://botimepegi.al/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0/artisti-i-botes-fluturake.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0/artisti-i-botes-fluturake.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0/artisti-i-botes-fluturake.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/artisti-i-botes-fluturake-bb00cea0/artisti-i-botes-fluturake.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
