---
title: "Asgjë si kundërvihet natës | Botime PEGI"
description: "Në 2008, në moshën 71-vjeçare, Lysila vret veten. Këtë do ta zbulojë e bija, Delfina, autorja e këtij libri. Një mëngjes janari, ajo hyn në dhomën e saj dhe e g…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d"
meta:
  "og:description": "Në 2008, në moshën 71-vjeçare, Lysila vret veten. Këtë do ta zbulojë e bija, Delfina, autorja e këtij libri. Një mëngjes janari, ajo hyn në dhomën e saj dhe e g…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d/asgje-si-kundervihet-nates.jpg"
  "og:image:alt": "Asgjë si kundërvihet natës"
  "og:title": "Asgjë si kundërvihet natës | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Asgjë si kundërvihet natës**

Delphine de Vigan • 2016

![Asgjë si kundërvihet natës](https://botimepegi.al/uploads/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d/asgje-si-kundervihet-nates.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/11827-asgje-s'i-kundervihet-nates.html)

# **Asgjë si kundërvihet natës**

**Autor:**[Delphine de Vigan](https://botimepegi.al/authors/delphine-de-vigan-bb00cca0)

**1000 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-200-60-0</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>376</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2016</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Krenar Hadëri</dd></dl>

Në 2008, në moshën 71-vjeçare, Lysila vret veten. Këtë do ta zbulojë e bija, Delfina, autorja e këtij libri. Një mëngjes janari, ajo hyn në dhomën e saj dhe e gjen të ëmën shtrirë në shtrat, pa fill jete. Pyetjes pse e bëri? nuk mund ti gjesh përgjigje dhe Delphine de Vigan, prej kohësh shkrimtare e njohur, i bën ballë tundimit për ti kushtuar një libër. Por, një dritë e fshehtë që vjen nga e zeza e cyt dhe e shtyn të marrë penën në dorë, sidoqoftë e sigurt që me anë të të shkruarit asgjë smund të zbulosh. E shumta, të jep mundësinë të ngresh pyetje e të rrëmosh në kujtesë. Lysila ishte një grua e bukur, që e admironin dhe e donin të gjithë, por që mbarte brenda vetes një plagë të thellë. Dhembja e Lysilës, nënës sonë, na ka shoqëruar të dyja, mua dhe time motër, përgjatë fëmijërisë, e më pas, në gjithë jetën tonë... Familja ime personifikon njëherësh, anën më të gjallë dhe të mahnitshme të haresë dhe jehonën e pareshtur të të vdekurve, trokitjen e fatkeqësisë. Sot jam e vetëdijshme që ajo pasqyron, ashtu si në shumë familje të tjera, fuqinë shkatërruese të Fjalës dhe të heshtjes. Ky libër ndoshta nuk është gjë tjetër veçse historia e një kërkimi, i cili mbart në vetvete gjenezën e tij, përçartjet e rrëfimit, përpjekjet e pambarimta. Një lloj hovi, ndonëse ngurrues dhe i mangët, nga unë te nëna ime. Në këtë kërkim të jashtëzakonshëm në thellësitë e kujtesës së familjes, aty ku kujtimet më të shndritshme jetojnë krah për krah me sekretet më të tmerrshme, shpalosen me forcë të gjitha jetët tona, mëkatet dhe plagët e tyre. Asgjë si kundërvihet natës ka fituar katër çmime të rëndësishme (Prix du roman Fnac 2011; Prix Renaudot des lycéens 2011; Prix roman France Télévisions 2011; Grand prix des lectrices de Elle 2012) dhe ka shitur mbi gjysmë milion kopje vetëm në Francë. Ai është përkthyer në tridhjetë vende të botës.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d#webpage","@type":"WebPage","description":"Në 2008, në moshën 71-vjeçare, Lysila vret veten. Këtë do ta zbulojë e bija, Delfina, autorja e këtij libri. Një mëngjes janari, ajo hyn në dhomën e saj dhe e g…","name":"Asgjë si kundërvihet natës","url":"https://botimepegi.al/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d#book","@type":"Book","description":"Në 2008, në moshën 71-vjeçare, Lysila vret veten. Këtë do ta zbulojë e bija, Delfina, autorja e këtij libri. Një mëngjes janari, ajo hyn në dhomën e saj dhe e g…","name":"Asgjë si kundërvihet natës","numberOfPages":376,"url":"https://botimepegi.al/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d","author":{"@type":"Person","name":"Delphine de Vigan","url":"https://botimepegi.al/authors/delphine-de-vigan-bb00cca0"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-200-60-0","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2016-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d#product","@type":"Product","description":"Në 2008, në moshën 71-vjeçare, Lysila vret veten. Këtë do ta zbulojë e bija, Delfina, autorja e këtij libri. Një mëngjes janari, ajo hyn në dhomën e saj dhe e g…","name":"Asgjë si kundërvihet natës","sku":"978-9928-200-60-0","url":"https://botimepegi.al/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1000","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Asgjë si kundërvihet natës","item":"https://botimepegi.al/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d/asgje-si-kundervihet-nates.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d/asgje-si-kundervihet-nates.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d/asgje-si-kundervihet-nates.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/asgje-si-kundervihet-nates-bb00ce3d/asgje-si-kundervihet-nates.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
