---
title: "Bij dhe dashnorë | Botime PEGI"
description: "Bij dhe dashnorë është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë ska pasur djalë më të varur…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37"
meta:
  "og:description": "Bij dhe dashnorë është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë ska pasur djalë më të varur…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37/bij-dhe-dashnore.jpg"
  "og:image:alt": "Bij dhe dashnorë"
  "og:title": "Bij dhe dashnorë | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Bij dhe dashnorë**

D.H. Lawrence • 2016

![Bij dhe dashnorë](https://botimepegi.al/uploads/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37/bij-dhe-dashnore.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/1209-bij-dhe-dashnore.html)

# **Bij dhe dashnorë**

**Autor:**[D.H. Lawrence](https://botimepegi.al/authors/d-h-lawrence-bb00cc98)

**1200 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-200-23-5</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>526</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2016</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Krenar Hadëri</dd></dl>

Bij dhe dashnorë është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë ska pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani. Kurrë, me përjashtim ndoshta të vetë autorit D. H. Lawrence. Në këtë roman ai përfytet me dashuritë e papajtueshme që do ti faniten tërë jetën: për të dashurën e tij shpirtërore të fëmijërisë dhe për nënën e tij. Duke përdorur fjalët e vetë Lawrence-it, ky libër ka për qëllim të përshkruajë zotërimin e një gruaje, e cila, teksa djemtë e saj rriten, i kthen ata në dashnorë, në fillim të parin e pastaj të dytin. Këta bij janë të nxitur, vazhdimisht të nxitur, të hyjnë në jetë nga dashuria reciproke për nënën e tyre. Por kur burrërohen, nuk mund të dashurojnë, sepse nëna është prania më e fuqishme në jetët e tyre, ajo i mban të lidhur. Natyrisht që nëna nuk i ka vërtet dashnorë bijtë e saj, por gracka psikologjike e saj është shumë e fortë. E kështu, teksa Poli rritet dhe burrërohet, ai pranon se arritjet e tij, duhet të jenë po aq edhe të nënës së tij. Cikli i lidhjeve të Polit me gratë është nganjëherë i tmerrshëm dhe autori nuk bën asgjë që tua zbusë fuqinë. Ai nuk tutet edhe nga përshkrimet sensuale dhe të gjalla të peizazheve, lulëzimeve dhe drithërimave që prekin protagonistin e ndjeshëm. Bij dhe dashnorë i zhvesh krejtësisht shpirtrat e burrave. Pak libra tregojnë një të vërtetë kaq të plotë e të komplikuar, mbi dashurinë që ndërron, kaq vendosmërisht e pavendosur. Është gati përcëlluese, kjo prekje e tillë e njerëzimit. Në të trajtohet fëmijëria dhe adoleshenca dhe gjithçka që lidhet me to, duke përfshirë këtu edhe frikën, turpin, vetëndërgjegjësimin, ndjeshmërinë e tepruar emocionale, zgjimin seksual dhe bindjen kryelartë se, për ta thënë me fjalët e Pol Morelit, pikërisht ti do tia ndryshoje fytyrën tokës në një mënyrë a një tjetër. Në roman ka edhe freski dhe thellësi me të cilat autori prezanton familjen Morel; a thua se kjo është e vetmja familje në botë ku prindërit nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, babai pi, mamaja nuk duron të dashurën e të birit, nuk ka para, arti dhe letërsia janë një strehë, e kështu me radhë. Në moshën 27- vjeçare, Lawrence-i ishte i edukuar mirë dhe shumë i lexuar, por stili i Bij dhe Dashnorë është mrekullisht i paditur, pa ironi angleze që ta prishë magjinë. Ironia nuk i përkiste Lawrence-it dhe, në kohën kur shkroi këtë libër, ai nuk kishte as kohë për të. Në fillimet e tij, romani pati një pritje të vakët nga kritika, së bashku me akuzat për imoralitet. I përzgjedhur nga Modern Library, si një nga 100 librat më të mirë të shekullit të XX, sot ai konsiderohet si një kryevepër nga kritikët e shpesh, edhe si vepra më e arrirë e D. H. Lawrence.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37#webpage","@type":"WebPage","description":"Bij dhe dashnorë është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë ska pasur djalë më të varur…","name":"Bij dhe dashnorë","url":"https://botimepegi.al/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37#book","@type":"Book","description":"Bij dhe dashnorë është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë ska pasur djalë më të varur…","name":"Bij dhe dashnorë","numberOfPages":526,"url":"https://botimepegi.al/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37","author":{"@type":"Person","name":"D.H. Lawrence","url":"https://botimepegi.al/authors/d-h-lawrence-bb00cc98"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-200-23-5","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2016-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37#product","@type":"Product","description":"Bij dhe dashnorë është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë ska pasur djalë më të varur…","name":"Bij dhe dashnorë","sku":"978-9928-200-23-5","url":"https://botimepegi.al/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1200","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Bij dhe dashnorë","item":"https://botimepegi.al/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37/bij-dhe-dashnore.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37/bij-dhe-dashnore.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37/bij-dhe-dashnore.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/bij-dhe-dashnore-bb00ce37/bij-dhe-dashnore.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
