---
title: "Bionde | Botime PEGI"
description: "Ajo ishte ëndrra e çdo burri, por realiteti i askujt. Përpara se bota ta njihte si Marilyn Monroe, ajo ishte Norma Jeane Baker: një vajzë e ndjeshme, e vetmuar…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/bionde-bb00cf3d"
meta:
  "og:description": "Ajo ishte ëndrra e çdo burri, por realiteti i askujt. Përpara se bota ta njihte si Marilyn Monroe, ajo ishte Norma Jeane Baker: një vajzë e ndjeshme, e vetmuar…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/bionde-bb00cf3d/bionde.jpg"
  "og:image:alt": Bionde
  "og:title": "Bionde | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Bionde**

Joyce Carol Oates • 2025

![Bionde](https://botimepegi.al/uploads/books/bionde-bb00cf3d/bionde.jpg)

# **Bionde**

**Autor:**[Joyce Carol Oates](https://botimepegi.al/authors/joyce-carol-oates-bb00cd3e)

**2000 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-838-51-3</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>806</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2025</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Erdi Ibro</dd></dl>

Ajo ishte ëndrra e çdo burri, por realiteti i askujt. Përpara se bota ta njihte si Marilyn Monroe, ajo ishte Norma Jeane Baker: një vajzë e ndjeshme, e vetmuar me një etje të pashuar për dashuri, vëmendje dhe një vend ku të ndihej e sigurt. Në këtë roman magjepsës, Joyce Carol Oates rindërton me guxim jetën e një prej ikonave më të mëdha të shekullit të kaluar, duke e shndërruar mitin në një histori të thellë njerëzore.

Romani “Bionde” ndjek rrugëtimin e Norma Xhinit që nga fëmijëria e vështirë në jetimoret e Los Anxhelosit deri te shkëlqimi verbues i famës në Hollivud, jetën e një gruaje që jetoi mes ëndrrës dhe ankthit, mes dashurisë dhe shfrytëzimit. Me një gjuhë poetike dhe një ndjeshmëri të jashtëzakonshme, Oates zbulon çmimin e famës, dhunën e pasionit dhe boshllëkun pas buzëqeshjes që pushtoi botën.

Më shumë se një biografi, “Bionde” është një roman epik dhe i dhimbshëm për identitetin, iluzionin dhe dëshirën që të tjerët të të duan për atë që je. Një vepër e madhe letrare që e shndërron një ikonë të mitizuar në një qenie të gjallë, të brishtë dhe thellësisht njerëzore.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/bionde-bb00cf3d#webpage","@type":"WebPage","description":"Ajo ishte ëndrra e çdo burri, por realiteti i askujt. Përpara se bota ta njihte si Marilyn Monroe, ajo ishte Norma Jeane Baker: një vajzë e ndjeshme, e vetmuar…","name":"Bionde","url":"https://botimepegi.al/books/bionde-bb00cf3d","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/bionde-bb00cf3d#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/bionde-bb00cf3d"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/bionde-bb00cf3d#book","@type":"Book","description":"Ajo ishte ëndrra e çdo burri, por realiteti i askujt. Përpara se bota ta njihte si Marilyn Monroe, ajo ishte Norma Jeane Baker: një vajzë e ndjeshme, e vetmuar…","name":"Bionde","numberOfPages":806,"url":"https://botimepegi.al/books/bionde-bb00cf3d","author":{"@type":"Person","name":"Joyce Carol Oates","url":"https://botimepegi.al/authors/joyce-carol-oates-bb00cd3e"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-838-51-3","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2025-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/bionde-bb00cf3d#product","@type":"Product","description":"Ajo ishte ëndrra e çdo burri, por realiteti i askujt. Përpara se bota ta njihte si Marilyn Monroe, ajo ishte Norma Jeane Baker: një vajzë e ndjeshme, e vetmuar…","name":"Bionde","sku":"978-9928-838-51-3","url":"https://botimepegi.al/books/bionde-bb00cf3d","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/bionde-bb00cf3d#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"2000","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/bionde-bb00cf3d","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/bionde-bb00cf3d#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Bionde","item":"https://botimepegi.al/books/bionde-bb00cf3d","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/bionde-bb00cf3d/bionde.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/bionde-bb00cf3d/bionde.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/bionde-bb00cf3d/bionde.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/bionde-bb00cf3d/bionde.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
