---
title: "Blu safiri | Botime PEGI"
description: "Blu safiri është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit E kuqe rubini. Qysh në çastin që zbuloi se ishte e fundmja e të Dymbëdhjetë ud…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/blu-safiri-bb00cdb9"
meta:
  "og:description": "Blu safiri është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit E kuqe rubini. Qysh në çastin që zbuloi se ishte e fundmja e të Dymbëdhjetë ud…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/blu-safiri-bb00cdb9/blu-safiri.jpg"
  "og:image:alt": "Blu safiri"
  "og:title": "Blu safiri | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Blu safiri**

Kerstin Gier • 2019

![Blu safiri](https://botimepegi.al/uploads/books/blu-safiri-bb00cdb9/blu-safiri.jpg)

# **Blu safiri**

**Autor:**[Kerstin Gier](https://botimepegi.al/authors/kerstin-gier-bb00ccbc)

**1000 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-233-69-1</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>316</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2019</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Irena Nasi</dd></dl>

Blu safiri është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit E kuqe rubini. Qysh në çastin që zbuloi se ishte e fundmja e të Dymbëdhjetë udhëtarëve të kohës, jeta e Guendolinës mori tjetër kthesë. Ajo nuk është një vajzë e zakonshme londineze, por një udhëtare në kohë, që Rojat – një urdhër i fshehtë me seli në labirintin e rrugëve përreth Temple Church – e dërgojnë në epokat e shkuara për të marrë një pikë gjaku nga dymbëdhjetë të përzgjedhurit dhe për të plotësuar kronografin, një mision prej të cilit varet fati i njerëzimit. Gjatë kohës që kërkon nëpër shekuj të tjerë udhëtarë të kohës, ajo përpiqet të kuptojë gjithë misteret dhe profecitë që qarkullojnë për Rrethin. Në gjendjen ku është, e shqetësonthuajse çdo gjë: fakti që e fluturojnë para e mbrapa nëpër shekuj, hamendja përzier me zili e kushërirës Sharlotë, mërzia e mësimeve të vallëzimit e të qëndrimit... Pak gjëra i pëlqejnë: xhindi i vogël fantazmë Ksemerius, të cilin vetëm Gueni mund ta shohë dhe, natyrisht, shoku i saj i udhëtimeve në kohë: Gideoni i pashëm, i cili është tej mase i parashikueshëm me të. Pa dyshim, Gueni e di se nga duhet të ruhet: nga konti i Sen Zhermenit, që mban në dorë fijet e gjithë ngjarjeve dhe që kërkon të plotësojë sa më shpejt kronografin, para se ta ndalojnë armiqtë. Po kush janë armiqtë e vërtetë? Pse Gueni nuk arrin ti besojë atij? Blu Safiri është një roman aventurier dhe zbavitës, romantik dhe me humor, që ka rrëmbyer zemrat e të gjithë të rinjve në mbarë botën.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/blu-safiri-bb00cdb9#webpage","@type":"WebPage","description":"Blu safiri është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit E kuqe rubini. Qysh në çastin që zbuloi se ishte e fundmja e të Dymbëdhjetë ud…","name":"Blu safiri","url":"https://botimepegi.al/books/blu-safiri-bb00cdb9","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/blu-safiri-bb00cdb9#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/blu-safiri-bb00cdb9"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/blu-safiri-bb00cdb9#book","@type":"Book","description":"Blu safiri është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit E kuqe rubini. Qysh në çastin që zbuloi se ishte e fundmja e të Dymbëdhjetë ud…","name":"Blu safiri","numberOfPages":316,"url":"https://botimepegi.al/books/blu-safiri-bb00cdb9","author":{"@type":"Person","name":"Kerstin Gier","url":"https://botimepegi.al/authors/kerstin-gier-bb00ccbc"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-233-69-1","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2019-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/blu-safiri-bb00cdb9#product","@type":"Product","description":"Blu safiri është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit E kuqe rubini. Qysh në çastin që zbuloi se ishte e fundmja e të Dymbëdhjetë ud…","name":"Blu safiri","sku":"978-9928-233-69-1","url":"https://botimepegi.al/books/blu-safiri-bb00cdb9","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/blu-safiri-bb00cdb9#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1000","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/blu-safiri-bb00cdb9","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/blu-safiri-bb00cdb9#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Blu safiri","item":"https://botimepegi.al/books/blu-safiri-bb00cdb9","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/blu-safiri-bb00cdb9/blu-safiri.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/blu-safiri-bb00cdb9/blu-safiri.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/blu-safiri-bb00cdb9/blu-safiri.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/blu-safiri-bb00cdb9/blu-safiri.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
