Plani B

1000 Lekë

Pas vdekjes së papritur të bashkëshortit, Sheryl Sandberg ishte e sigurt se ajo dhe fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë. Isha zhytur në boshllëk, shkruan ajo, një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh apo edhe thjesht të marrësh frymë. Adam Grant, një psikolog i universitetit Wharton dhe mik i saj, i tregoi se njerëzit mund të bëjnë një sërë hapash konkretë për ta marrë veten dhe për të kapërcyer të tilla përvoja që mund të të shkatërrojnë jetën. Aftësitë tona ripërtëritëse nuk janë paraprakisht të kufizuara, janë muskuj që mund ti formojë secili prej nesh. Në librin Plani B ndërthuren mendimet personale të Sheryl-it me kërkimet ndërgjegjësuese të Adam-it për gjetjen e forcës në përballimin e vështirësive. Sheryl-i na hap zemrën – dhe ditarin – e na rrëfen qysh nga çasti jashtëzakonisht prekës kur mëson se i shoqi, Dave Goldberg, është shembur përtokë në palestër, e mëpastaj na përshkruan dhimbjen e thekët dhe izolimin që ndjeu në ditët pas vdekjes së tij. Megjithatë Plani B shkon përtej humbjes së saj dhe eksploron se si i kanë kapërcyer njerëz të ndryshëm vështirësi të tilla si sëmundjet, papunësinë, përdhunimin, katastrofat natyrore dhe mizorinë e luftës. Këto histori dëshmojnë aftësinë e shpirtit njerëzor për të mos u dorëzuar... dhe për të gjetur sërish lumturinë. Aftësia për tu rimëkëmbur gjendet thellë brenda nesh dhe mbështetet te ndihma që na japin njerëzit që kemi përreth. Edhe pas ngjarjeve më shkatërrimtare, kemi ende mundësi të rritemi, duke gjetur një domethënie më të thellë dhe duke përftuar një kuptim të ri të jetës. Plani B na mëson si ti ndihmojmë të tjerët, kur janë në krizë, si të kemi dhembshuri për veten, si të rritim fëmijë të fortë dhe të krijojmë familje, komunitete dhe sipërmarrje që mund të rimëkëmben. Shumë nga këto mësime janë të vlefshme për betejat tona të përditshme dhe na ndihmojë të përballemi me guxim me çfarëdolloj ndodhie që mund të na presë në të ardhmen. Dy javë pasi humbi bashkëshortin, Sheryl-i po përgatitej për një veprimtari festive që përfshinte fëmijët dhe baballarët. Dua Dejvin, qante ajo. Miku i saj iu përgjigj, Nuk ka më Plan A, dhe më pas i premtoi se do ta ndihmonte që ajo të përfitonte sa më shumë të ishte e mundur nga Plani B.

Kategoria:
ISBN: 978-9928-233-53-0
Pesha: 358 g
Numri faqeve: 274

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Cmimi

1000 Lekë

ISBN

978-9928-233-53-0

Kategoria

Botime joartistike

Nënkategoria

Udhëzues

Seria

Koleksioni

Përkthyesi

Diana Çuli

Titulli origjinal

Option B

Viti botimit

2019

Pesha

358 g

Numri faqeve

274