Shoqëruesja

1000 Lekë

Shoqëruesja është romani i shtatë i serisë Kronikat e Forsajtëve, e cila përbëhet nga tri trilogji mbi Forsajtët dhe familjet e lidhura me ta. Trilogjia e tretë, Kapitulli i fundmë, ndjek familjen Çerëll dhe Shoqëruesja është romani i parë i kësaj trilogjie. Në qendër të librit është një vajzë e re, Dini, rreth së cilës, përveç frymës së një moderniteti të ri dhe gjithëpërfshirës, vërtiten histori dashurie. Përqendrimi te familja Çerëll ka sjellë një frymëmarrje të re dhe freski, një ritëm të ri, aq sa trilogjia është tejet e këndshme. Vijojnë të spikasin karakteret e femrave të forta, të mprehta e gjuhëshkathëta, por edhe stili ironik i autorit nobelist anglez, që jo rrallë të bën të vësh buzën në gaz, edhe kur nuk do. Në vitin 1932, çmimi Nobel për Letërsinë iu dha John Galsworthy-t për madhështinë e artit të tij të rrëfimit, i cili arrin formën më të dëlirë në Sagën e Forsajtëve.

Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-228-10-9
Pesha: 463 g
Numri faqeve: 434

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

John Galsworthy

Cmimi

1000 Lekë

ISBN

978-9928-228-10-9

Kategoria

Botime artistike

Nënkategoria

Klasikë

Seria

Koleksioni

Përkthyesi

Anxhela Cikopano

Titulli origjinal

Maid in waiting

Viti botimit

2017

Pesha

463 g

Numri faqeve

434