Pa heronj, pa bujë

600 Lekë

Një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra-tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta - gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë. Xhim-Nimi i gjendur në një shtrat spitali, në një të tashme që ai e vetë e quan koha zero (në kuptimin material dhe mendor të saj) rindërton me flashbeck-ë të vazhdueshëm, jetën e tij të deritashme. Ka shumë për të kujtuar nga e shkuara e afërt, e kaluar rrugëve të panjohura të Gjenevës, ku endet si një refugjat nga njëri bar në tjetrin, në kërkim të diçkaje që as ai vetë se di çështë; por smbetet pas as rrëmimi në fëmijëri, marrëdhënia e vështirë dhe e dhunshme me të atin, dashuria ligështuese e së ëmës, nëpërkëmbja prej djemve të lagjes, flirtet e para të ëmbla me shoqet e klasës, për tu përqendruar më tej te lufta e ashpër e serbëve kundër Kosovës, një luftë që parë nga sytë e fëmijëve herë tingëllon jo fort e egër, (fëmijët lumturohen kur mbyllet shkolla), herë shfaqet me gjithë makabritetin e saj. Në këtë roman, nuk ka idhuj, ka njerez të mundur, të tradhtuar, herë-herë të harruar, që sdinë të rrahin gjoksin, por rreken të mbijetojnë. Shkurt është një roman që fare mirë mund te ishte shkruar nga cilido autor që ka provuar mbi kurriz luftën dhe jo vetem atë të vërtetën, por luftën e përditshme për të mbetur individ i pacenuar dhe i qetë mendërisht e shpirtërisht. Autori nuk gjykon, ai thjesht rrëfen me një gjuhë të qartë, dhe herë pas here lë të nënkuptojë më shumë se çka tregon. Mes dy anëve të medaljes, Xhim-Nimi ndihet i përhumbur rrugëve të Zvicrës në kërkim të një identiteti, që nuk mund të hiqet e të vishet si një gunë e errët dimri, por që të qëndron pranë, në anë, në brinjë, si një kone e vogël e ledhatuese, e me raste, shndërrohet në një bishë të pakontrollueshme. E atëherë, mbetet vetëm ti kthesh gjoksin bishës, ta dëgjosh të hungërijë e të të tregojë dhëmbët, të ndiesh erën e tërbimit të saj e të vëresh dëshpërimin që i flakëron në sy.

Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-228-93-2
Pesha: 187 g
Numri faqeve: 146

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Ndricim Ademaj

Cmimi

600 Lekë

ISBN

978-9928-228-93-2

Kategoria

Botime artistike

Nënkategoria

Dramë

Seria

Koleksioni

Përkthyesi

Titulli origjinal

Viti botimit

2017

Pesha

187 g

Numri faqeve

146