Autiku dhe pëllumbi

600 Lekë

Gereti është biri autik i një nëne të alkoolizuar, Zhaninës. Ajo nuk e di kush është babai i tij, kështu që bëhet për të nënë, baba, gjyshe e gjysh, ndërsa ai kthehet në qendrën e jetës së saj. Djali ka një mendje të jashtëzakonshme, të dëlirë e të pafajshme, si dhe një zhvillim gjuhësor të habitshëm: ai e merrte gjithçka fjalë për fjalë, sikurse i thuhej. Atij i pëlqen të çmontojë e të montojë përsëri objekte të ndryshme, e në këtë mënyrë zbulon talentin e tij për të ndërtuar violina, i cili do ta bëjë të famshëm në tërë botën. Kur Gereti largohet nga shtëpia për të jetuar vetëm, ai krijon një lidhje të çuditshme me një pëllumb postar, nëpërmjet të cilit arrin të njohë njerëz të ndryshëm falë udhëtimeve dhe kthimeve të tij. Njëri prej këtyre udhëtimeve do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e Geretit. Hap pas hapi zbulohet mënyra se si sillemi në një botë ku nuk jemi pjesë e përkufizimit gjithnjë e më shtrëngues të normalitetit. Në vitin 2011, Rodaan Al Galidi u shpall fitues i Çmimit Europian për Letërsinë për këtë roman.

Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-228-97-0
Pesha: 186 g
Numri faqeve: 152

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Rodaan Al Galidi

Cmimi

600 Lekë

ISBN

978-9928-228-97-0

Kategoria

Botime artistike

Nënkategoria

Dramë

Seria

Koleksioni

Përkthyesi

Irena Rama

Titulli origjinal

De autist en de postduif

Viti botimit

2017

Pesha

186 g

Numri faqeve

152