Kambana e qelqtë

1000 Lekë

Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, së cilës sapo i është dhënë mundësia e rrallë të bëjë një stazh në një revistë të famshme në Nju Jork. Ajo ndien një përzierje ngazëllimi dhe tmerri, si pothuajse çdokush që është shpërngulur nga një rrethinë drejt një qyteti të madh, sidomos nëse kjo shpërngulje ndodh në moshë të re. Të gjithë jemi bërë spektatorë të çudive metropolitane duke pritur në mënyrë të pavetëdijshme çastin kur instinktet tona do të na vijnë në ndihmë. Të gjithë jemi dehur, kemi kërcyer apo kemi vjellë. Zakonisht kemi shpëtuar paq, pakëz më të pjekur dhe fatmirësisht të pacenuar. Ndërkohë, ka edhe nga ata që kanë kaluar nëpër shtigje të tjera, nga ata që rrjedha e jetës nuk i ka lëshuar në asnjë breg. E kështu, janë fundosur, pak nga pak. Dhe Esteri po fundoset, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Ajo do të shkëputet nga realiteti rrethues, duke u izoluar pak nga pak, me shpresë që të përmbajë dhimbjen e vazhdueshme e të pakuptueshme që personifikon tashmë vetë jetën. Ndoshta Kambana e qelqtë rrëfen historinë e dikujt që po zbulon se të qenit gjatë gjithë kohës i përkryer, apo edhe thjesht i mirë, nuk është e thjeshtë, e pranueshme apo edhe e përballueshme në afat të gjatë. Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath tinëzisht e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e bën me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e prekshme, e vërtetë, pothuajse racionale. Ky depërtim i thellë në skutat më të errëta e më pikëlluese të psikikës njerëzore, është një nga arritjet më të jashtëzakonshme të letërsisë. Kambana e qelqtë ka shitur miliona kopje që prej botimit të tij dhe është një nga romanet më të lexuara dhe të komentuara në shkollat amerikane. U ekranizua në 1979 dhe një tjetër ekranizim pritet të dalë së shpejti.

Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-248-268
Pesha: 349 g
Numri faqeve: 258

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Sylvia Plath

Cmimi

1000 Lekë

ISBN

978-9928-248-268

Kategoria

Botime artistike

Nënkategoria

Dramë

Seria

Koleksioni

Përkthyesi

Davjola Ndoja

Titulli origjinal

The bell jar

Viti botimit

2017

Pesha

349 g

Numri faqeve

258