Tehu i briskut

1200 Lekë

Është e vështirë të ecësh në tehun e briskut thuhet në shkrimet e shenjta hindu, gjë që do ta provojë mbi shpinën e vet edhe Lari Darrël. Ai është pilot i ri amerikan, i sapokthyer nga Lufta e Parë Botërore, ngjarjet e së cilës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme tek ai. Lari është i fejuar me Isabelën, bukuroshe dhe nga një familje e mirë amerikane, por brenda tij diçka ka ndryshuar. Ai refuzon një vend pune shumë të mirë, largohet nga miqtë e mëparshëm dhe fillon të ndryshojë sjelljen dhe qëndrimin ndaj shoqërisë. Kësisoj, vendos të nisë një udhëtim shpirtëror në Indi, në kërkim të një domethënieje të dëlirë të jetës. Kjo odise shpirtërore e shtyn Isabelën të zgjedhë midis dashurisë dhe pasurisë. Rrëfimi i Maugham-it për jetën dhe përpjekjet e një djaloshi, që mohon vlerat sunduese të kulturës amerikane dhe i afrohet misticizmit të Lindjes së Largët për të gjetur frymëzim, është pararendësi i gjeneratës së shkrimtarëve Beat të viteve 50-të dhe kundërkulturës së viteve 60-të. Kërkimi i vetvetes, ndërgjegjësimi për atë çka je e çfarë kërkon nga jeta është si një rilindje, një dhembje që të bën më të fortë dhe që, pashmangërisht, e ngrijnë dhe e bëjnë zemrën të rrahë, pra të ndihet e gjallë. Me këtë roman, Maugham-i kurorëzoi karrierën e tij si shkrimtari më i lexuar i kohës së vet. Libri është ekranizuar dy herë, në vitin 1946 dhe në 1984 me aktorin Bill Murray.

Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-200-84-6
Pesha: 481 g
Numri faqeve: 454

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

W. Somerset Maugham

Cmimi

1200 Lekë

ISBN

978-9928-200-84-6

Kategoria

Botime artistike

Nënkategoria

Klasikë

Seria

Koleksioni

Përkthyesi

Engjëllushe Shqarri

Titulli origjinal

The razors edge

Viti botimit

2016

Pesha

481 g

Numri faqeve

454