Moderato cantabile

500 Lekë

“Moderato Cantabile” është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milion kopje. “Moderato Cantabile” konsiderohet shpesh herë si pjesë e rrymës “nouveau roman” (romani i ri). Stili i tij është në fillim i vrazhdë dhe i thatë, por ndryshon papritur në Kapitullin VII ku ngjyrat dhe ndjenjat e tregimtarit janë shumë më të qarta. Novela u kthye në film në vitin 1960 nga Peter Brook, me aktorët Jean-Paul Belmondo dhe Jeanne Moreau. Kjo e fundit, me rolin e Ana Debaredës, fitoi çmimin si “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Filmit të Kanës. Romani rrëfen jetën e një gruaje, Ana Debared dhe raportin e saj me djalin, mësuesen e tij të pianos dhe Shovinin. Ky i fundit është një burrë që i përket klasës punëtore, i papunë në çastet e ngjarjes, që e kalon kohën e tij në një kafene afër apartamentit ku djali i Anës ndjek leksionet e pianos. Pas një fateliteti që ndodh aty pranë, Ana dhe Shovini do të fillojnë të njihen duke imagjinuar arsyet e ngjarjes. Më pas, ajo kthehet në rehatinë e shtëpisë së saj të madhe, e cila në vetvete përfaqëson ndarjen sociale midis klasës së mesme dhe asaj punëtore.

Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-162-93-9
Pesha: 121 g
Numri faqeve: 136

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Marguerite Duras

Cmimi

500 Lekë

ISBN

978-9928-162-93-9

Kategoria

Botime artistike

Nënkategoria

Dramë

Seria

Koleksioni

Përkthyesi

Mirela Kumbaro

Titulli origjinal

Moderato cantabile

Viti botimit

2013

Pesha

121 g

Numri faqeve

136