Një verë pa burra

800 Lekë

Mia Fredriksen, poetja ironike, rebele, tragjikomike dhe rrëfyese e "Një verë pa burra", ndihet e detyruar të rikonsiderojë jetën e saj. Një ditë, papriturazi, pas tridhjetë vitesh martesë, bashkëshorti i Mias, një neuroshkencëtar me famë, i kërkon të bëjnë një "pauzë". Kjo kërkesë e vrazhdë e shkund atë nga themelet dhe ajo përfundon në një pavijon psikiatrik. Në qershorin pasues të daljes nga spitali, ajo kthehet në qytezën lëndinore të fëmijërisë së saj, ku e ëma jeton në një shtëpi për të moshuar. E mbetur vetëm në një shtëpi me qira, Mia shkumëzon, turfullon dhe qan fatin e saj të mjerë. Megjithatë, ngadalë, ajo tërhiqet nga jetët e njerëzve përreth saj: të së ëmës dhe shoqeve të saj të ngushta, “pesë mjellmat”; të fqinjës së saj të re me dy fëmijë të vegjël dhe një burrë të zhurmshëm e nevrik; të vajzave adoleshente të grupit të poezisë në të cilin ajo jep mësim. Nga Siri Hustvedt, autorja bestseller ndërkombëtare, vjen një roman që zbulon shumë të vërteta mbi gratë dhe vajzat, mbi dashurinë dhe martesën, dhe mbi çështjen kaq të lashtë të ngjashmërisë dhe ndryshimeve midis sekseve.

Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-162-62-5
Pesha: 229 g
Numri faqeve: 210

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Siri Hustvedt

Cmimi

800 Lekë

ISBN

978-9928-162-62-5

Kategoria

Botime artistike

Nënkategoria

Romancë

Seria

Koleksioni

Përkthyesi

Engjëllushe Shqarri

Titulli origjinal

The summer without men

Viti botimit

2013

Pesha

229 g

Numri faqeve

210