Lista e dëshirave të mia

500 Lekë

Zhoslina (Zho) jeton në një qytezë të vogël në Francë. Ajo ka një dyqan të vogël tekstilesh dhe ka rritur dy fëmijë. Kohët e fundit ka filluar të pyesë veten se çfarë ndodhi me gjithë ëndrrat që kishte kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. A mund të kishte qenë ndryshe jeta e saj? Pastaj ajo fiton lotarinë, 18.5 milion Euro për të qenë të saktë, dhe papritur gjithë mundësitë e kësaj bote shpalosen para saj. Por ajo vendos të mos e ndajë me askënd këtë lajm të mirë, as me bashkëshortin e saj, të paktën për pak kohë. Me çekun e fshehur diku në shtëpi, ajo fillon të bëjë një listë të gjitha gjërave që mund të bëjë me ato para. Çfarë do të donte ajo të ndryshonte vërtet nga jeta e saj? Me mbi gjysëm milion kopje të shitura vetëm në Francë dhe i përkthyer në 27 vende të botës, ky roman i dytë i Grégoire Delacourt-it njohu një sukses të jashtëzakonshmëm ndërkombëtar. Sipas të përjavshmes franceze LExpress, ky roman, në një kontekst krize ekonomike, prek ndjeshmërinë e lexuesve që rizbulojnë kënaqësitë e thjeshta të jetës. Zhoja na mëson se si të jetojmë modestisht, por të lumtur e të qetë. Ndër vite ajo ka seleksionuar gjërat që duhen ruajtur në kujtesë, gjithmonë më të mirat. Ka diçka terapeutike në mënyrën e saj të të ekzistuarit, diçka që shëron; deri diku, ky është një libër antidepresiv. “Lista e dëshirave të mia” është përshtatur për teatrin, në Paris, në vitin 2013 dhe për kinemanë, me një film që pritet të dalë së shpejti.

Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-175-16-8
Pesha: 148 g
Numri faqeve: 136

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Gregorie Delacourt

Cmimi

500 Lekë

ISBN

978-9928-175-16-8

Kategoria

Botime artistike

Nënkategoria

Romancë

Seria

Koleksioni

Përkthyesi

Blerta Hyska

Titulli origjinal

La liste de mes envies

Viti botimit

2014

Pesha

148 g

Numri faqeve

136