Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat

600 Lekë

"Ajo ishte mësuesja e letërsisë, ai ishte nxënësi i saj. Ajo ka të shoqin, tre fëmijë adoleshentë, një jetë provinciale, në dukje borgjeze. I pëlqejnë shkrimtarët e mëdhenj dhe dëshiron të bëhet shkrimtare. I pëlqejnë minifundet dhe këmbët e saj. Djaloshi i duket i shkëlqyer dhe kërkon të martohet me të. Ajo quhet Brizhitë dhe ai Emanuel. Brizhitë Tronjo u martua për herë të parë në Tuke. 33 vjet më vonë, për martesën e dytë, ajo ka zgjedhur të njëjtin vend si për të parën, Tukenë. Të njëjtën sallë martesash, në bashkinë që duket si kështjellë mesjetare angleze. Prindërit e Emmanuel Macron-it do t’i kërkojnë të mos takohet më me djalin e tyre. “Ata janë në një moshë me Brigitte-n dhe fakti që ai niset për në Paris, i lehtëson shumë. Për ata, kjo histori i kalon caqet e marrëzisë” shkruan autorja. “Ai sa kish mbushur të shtatëmbëdhjetat”është një biografi dhe portret intim i Zonjës së Parë franceze Brigitte Macron. Përmes rrëfimeve dhe analizave, autorja kërkon të kuptojë se si, një grua e borgjezisë së vogël të provincës, e rritur me të motrat, pati guximin e madh për t’u përballur me familjen e saj dhe moralin popullor për të jetuar një jetë të dytë me një burrë 24 vjet më të ri sesa ajo. Autorja përpiqet t’u japë përgjigje pyetjeve: Ishte guximi apo pavetëdija që e kishin shtyrë Brizhitën të “shkatërronte vatrën e saj” për t’iu futur një aventure çmendurisht të rrezikshme? Ishte vallë Emanueli ai që kishte bërë hapin e parë? Nëse po, si ia kishte dalë t’i mbushte mendjen? Kur kishte filluar saktësisht lidhja e tyre? Ç’mrekulli kishte ndodhur që fëmijët e Brizhitës e kishin pranuar aq lehtë këtë njerk jo si të tjerët (kështu thotë versioni zyrtar), ndërkohë që as dyzetvjeçarët e afirmuar nuk e pranojnë që nëna e tyre të dashurojë njeri tjetër veç babait? Në korrik 2019, libri u nderua me çmimin “Bernard-Mazières”, i cili jepet për librat me përmbajtje politike."

Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-233-92-9
Pesha: 150 g
Numri faqeve: 164

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Sylvia Plath

Cmimi

600 Lekë

ISBN

978-9928-233-92-9

Kategoria

Botime artistike

Nënkategoria

Biografikë

Seria

Koleksioni

Përkthyesi

Blerta Hyska

Titulli origjinal

Il venait d’avoir dix-sept ans

Viti botimit

2019

Pesha

150 g

Numri faqeve

164