Cironka

1200 Lekë

"Lisa Brennan-Jobs erdhi në jetë aty nga fundi i viteve ’70, nga lidhja e dashurisë mes prindërve të saj, artistes Chrisann Brennan dhe Steve Jobs-it. E ëma ishte një grua ëndërrimtare, që ndiqte idealet e hipive për një jetë të çlirët, kurse i ati, para se të ndryshonte botën përgjithmonë, ishte njeriu që bëri të mundur komunikimin falas përmes telefonit. Jeta e Lizës së vogël nuk qe e lehtë me një baba që nuk e njihte për bijë, që vetëm pas testit të ADN-së arriti t’i jeptë atësinë. Në sytë e saj fëminorë, Stive Jobs-i ishte një figurë mitike, jo fort i pranishëm në jetën e saj. Marrëdhënia me të atin do të mbetet gjithnjë komplekse dhe e mundimshme, me shumë keqkuptime dhe bashkëpunime, me nofka përkëdhelëse dhe heshtje të gjata, me afrime të përkohshme dhe gjeste thellësisht simbolike, por të heshtura: ndër të cilët, emërtimi Lisa i kompjuterit të parë pikërisht në nder të së bijës, siç pranon Jobs-i përpara Bono Vox-it (këngëtarit të njohur të grupit U2) gjatë një darke në Bregun e Kaltër. Ndërsa vajza rritet, i ati duket se interesohet gjithnjë e më tepër për të, duke e futur në një botë të re vilash, pushimesh dhe shkollash private. Vëmendja e tij ishte drithëruese, por ai dinte të bëhej edhe i fohtë, kritikues dhe i paparashikushëm. Në shkollë të mesme, Liza vendos të shkojë të jetojë me të atin, me shpresën se ai do të bëhej babai që ajo kishte ëndërruar gjithmonë. “Cironka” është historia e një vajze në kërkim të identitetit të saj, gjithnjë në përpjekje për të ruajtur ekuilibrin mes dy botëve të kundërta të prindërve.

Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-233-99-8
Pesha: 447 g
Numri faqeve: 412

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Lisa Brennan-Jobs

Cmimi

1200 Lekë

ISBN

978-9928-233-99-8

Kategoria

Botime artistike

Nënkategoria

Biografikë

Seria

Koleksioni

Përkthyesi

Parid Teferiçi

Titulli origjinal

Small fry

Viti botimit

2019

Pesha

447 g

Numri faqeve

412