Tundimi i fundit

1200 Lekë

"Romani “Tundimi i fundit”, i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. I botuar për herë të parë në vitit 1955, në të rrëfehet jeta e Jezu Krishtit nga perspektiva e vetë Jezuit. Kazanxaqis, ky gjigand i letërsisë moderne rrëfen dashurinë dhe pasionin e një njeriu çfarëdo: Jezuit të Nazaretit. Biri i një zdrukthëtari, njeriu Jezu dëshiron të dashurohet me një grua, të krijojë familje, të jetojë si gjithë të tjerët. Në të njëjtën kohë, brenda tij kumbon i papërballueshëm zëri i Zotit, i cili e thërret drejt një jete plot sakrifica dhe një vdekjeje plot vuajtje. Konflikti i brendshëm i njeriut, beteja midis mishit dhe shpirtit, instinkti i rebelimit dhe dëshira për t'u puqur me Zotin, shpërfaqen në një afresk rrëfyes që lartëson sakrificën e madhe të Krishtit. Në kryq, tashmë buzë vdekjes, Jezui përfytyron jetën e tij po të mos kishte ndjekur thirrjen e Zotit; ky është dhe tundimi i tij i fundit. Teza qendrore e librit është që Jezui, megjithëse i lirë nga mëkati, ishte i prekur nga frika, dyshimi, depresioni, ngurrimi dhe epshi. Autori ka përfytyruar një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja. Sipas tij, nëse Jezui do t'i ishte dhënë njërit prej këtyre tundimeve, e sidomos nëse do të kishte shfrytëzuar mundësinë për të shpëtuar veten e tij nga kryqi, atëherë jeta e tij nuk do të kishte pasur më shumë kuptim se ajo e çdo filozofi tjetër. Përtej betejës midis detyrimeve fetare dhe natyrës njerëzore, ky roman mund të interpretohet edhe si shfaqja e një kontradikte më themelore akoma, më pranë moralit dhe për këtë arsye, thelbësisht ose tërësisht njerëzore. Siç rrëfen edhe shkrimtarja Oriana Fallaci kur tregon se si i dashuri i saj, Panagoulis, një revolucionar grek, është ndier gjatë një nate të kaluar në qeli, teksa priste ekzekutimin: sa pranë rrëfimit të orëve të fundit të Krishtit të Kazanxaqisit është ndier ai, sa i tunduar për t'u dorëzuar, për të hequr dorë nga revolucioni e për të shpëtuar jetën e tij. Guri themeltar i moralit njerëzor gjendet pikërisht në këtë përballje epike: midis bindjeve tona më të thella, më të sinqerta e më të vërteta dhe çmimit të rëndë që mbart shpesh pohimi, mbrojta dhe përparimi i këtyre, deri në fund, deri në vdekje. Nuk ka gjë më hyjnore se sa të sakrifikohesh për atë në çfarë beson, për atë që do, çfarëdoqoftë ajo. Për shkak të subjektit të tij, romani ka nxitur debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi. Ai shfaqet ende shpesh në listat e librave të ndaluar. Në vitin 1988, Martin Scorsese si regjisor, Willem Dafoe, në rolin e Jezuit dhe Harvey Keitel, në rolin e Judës, bashkëpunuan në ekranizimin e këtij romani, për një film që do të ishte po aq i debatuar dhe përçarës sa edhe vetë libri."

Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-200-43-3
Pesha: 528 g
Numri faqeve: 508

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Nikos Kazantzakis

Cmimi

1200 Lekë

ISBN

978-9928-200-43-3

Kategoria

Botime artistike

Nënkategoria

Dramë

Seria

Koleksioni

Përkthyesi

Romeo Çollaku

Titulli origjinal

Viti botimit

2015

Pesha

528 g

Numri faqeve

508