Bukë me sallam

1000 Lekë
Bukë me sallam, romani i katërt i Charles Bukowski-t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik dhe prekës i tij. Ai trajton kryesisht marrëdhëniet e vështira me të atin dhe fëmijërinë e hershme në Los Anxheles. Në këtë roman të ashpër, mizor e të dëshpëruar, por edhe ironik e moskokëçarës, gjithçka përballohet me tone të egra, pa gjetur asnjë ngushëllim. Aty rrëfehet për prindër patetikë, konformistë e të dhunshëm; për zbulimin vuajerist të seksit e për vetëdijen e thekshme të të qenit i përjashtuar; për revoltën kundër hipokrizive sociale të punës, të suksesit dhe të dashurisë për atdheun; për shkollën, ku hierarkitë shoqërorë janë të pashpresa dhe një riprodhim i së shkuarës; për profesorët groteskë dhe të frustruar dhe mësueset joshëse e mëmësore; për miqtë dhe rivalitetet e egra për të prirë kopenë e për të rregulluar ndonjë vajzë; e më së fundi, për ndjenjën poshtëruese të përjashtimit që shfaqet në dorëzimin ndaj alkoolit, së cilës vetëm shfryrja te shkrimi i dëshpëruar e kompulsiv do ti japë një shpresë për shpagim.
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Iris Sojli
ISBN: 978-9928-200-33-4
Pesha: 343 g
Numri faqeve: 354

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Charles Bukowski

Cmimi

1000 Lekë

ISBN

978-9928-200-33-4

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Dramë,Biografi

Përkthyesi

Iris Sojli

Titulli origjinal

Ham on rye

Viti botimit

2015

Pesha

343 g

Numri faqeve

354

Recensione