Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël

600 Lekë
Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël, botuar për herë të parë më 1913, është një prej klasikëve të letërsisë kroate për fëmijë, shkruar nga Ivana Brlic-Mazuranic. Hlapiti i vogël është shegert në punishten e këpucarit Vetullngrysur, usta i egër dhe i zymtë, i cili sillet keq ndaj vogëlushit. Kësisoj, djali vendos të krijojë një jetë të re, largohet nga punishtja dhe ndërmerr një rrugëtim prej shtatë ditësh, gjatë të cilave do të hasë shumë njerëz të jashtëzakonshëm dhe do të bëjë aventura nga më të çuditshmet. Ai mendon se duhet të ndihmojë këto që ndesh në udhë, që nga një shitës plak qumështi e deri te një vajzë e vogël, me emrin Gita. Së bashku me Gitën dhe qenushin e tij, Bundash, ai përshkon fusha e fshatra të tëra, duke i prishur planet një kusari të keq e duke ndihmuar dikë tjetër të kthehet në rrugë të mbarë. Kur je djalosh zemërmirë dhe nuk i trembesh punës së vështirë nuk ka gjë që s’mund ta arrish. Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie dhe dashurie. “Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël” është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është ekranizuar dy herë, madje në 2013, filmi ka arritur numrin më të madh të shikueshmërisë për filmat për fëmijë që prej vitit 1990."
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Ben Andoni
ISBN: 978-9928-310-03-3
Pesha: 293 g
Numri faqeve: 130

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Ivana Brlic

Cmimi

600 Lekë

ISBN

978-9928-310-03-3

Kategoria

Botime për fëmijë dhe të rinj

Nënkategoria

3-12 vjeç,Europa Krijuese

Përkthyesi

Ben Andoni

Titulli origjinal

Cudnovate zgode segrta Hlapica

Viti botimit

2019

Pesha

293 g

Numri faqeve

130

Recensione