---
title: "Brezi i ankthit | Botime PEGI"
description: "Një libër që duhet lexuar nga çdo prind: një vëzhgim mbi krizën e shëndetit mendor të të rinjve në epokën e smartphone -ave, si dhe një plan për një fëmijëri më…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35"
meta:
  "og:description": "Një libër që duhet lexuar nga çdo prind: një vëzhgim mbi krizën e shëndetit mendor të të rinjve në epokën e smartphone -ave, si dhe një plan për një fëmijëri më…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35/brezi-i-ankthit.jpg"
  "og:image:alt": "Brezi i ankthit"
  "og:title": "Brezi i ankthit | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Brezi i ankthit**

Jonathan Haidt • 2025

![Brezi i ankthit](https://botimepegi.al/uploads/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35/brezi-i-ankthit.jpg)

# **Brezi i ankthit**

**Autor:**[Jonathan Haidt](https://botimepegi.al/authors/jonathan-haidt-bb00cd3a)

**1200 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-838-30-8</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>416</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2025</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Arlind Fazliu</dd></dl>

Një libër që duhet lexuar nga çdo prind: një vëzhgim mbi krizën e shëndetit mendor të të rinjve në epokën e *smartphone*-ave, si dhe një plan për një fëmijëri më të shëndetshme, të bazuar te loja e lirë.

Brezi Z, siç quhet brezi i lindur pas vitit 1995, është i pari që e ka kaluar pubertetin me *smartphone* në dorë, një portë drejt një realiteti virtual emocionues, por edhe të rrezikshëm. Po ashtu është një brez që ka përjetuar një rënie dramatike në shëndetin mendor. Pas vitit 2010, depresioni, ankthi, vetëlëndimi dhe vetëvrasjet u rritën me ritme alarmante, njëkohësisht, në shumë vende të botës. Adoleshentët e këtij brezi kalojnë orë të tëra përhumbur në postime apo video të sugjeruara nga algoritme të krijuara për t’i mbajtur sa më gjatë në rrjet, ndërkohë që kalojnë shumë më pak kohë duke luajtur, duke biseduar ballë për ballë apo duke përjetuar botën reale.

Kalimi i shpejtë nga fëmijëria e lirë dhe e bazuar te loja në një fëmijëri të mbërthyer pas telefonit ka shkaktuar probleme të rënda në zhvillimin social dhe neurologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve. Ankthi, mungesa e gjumit, shpërqendrimi, varësia, vetmia dhe frika nga krahasimi social janë vetëm disa prej simptomave. Ndërsa vajzat preken më shumë nga presioni dhe krahasimi *online*, djemtë tërhiqen drejt botës virtuale, duke u shkëputur nga realiteti.

Kalimi nga fëmijëria e lirë dhe e bazuar te loja, në një fëmijëri të mbërthyer pas telefonit ka shkaktuar probleme të rënda në zhvillimin social dhe neurologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve. Duke iu referuar kërkimeve të fundit, Jonathan Haidt na vë përballë krizës së shëndetit mendor të brezit Z dhe propozon katër rregulla të thjeshta e konkrete për prindërit, mësuesit, kompanitë teknologjike dhe qeveritë, me qëllim rikthimin e një fëmijërie më të shëndetshme dhe humane.

Ky libër i fuqishëm është një thirrje për veprim për këdo që ka në dorë të ardhmen e fëmijëve: prindër, arsimtarë, politikëbërës. E ardhmja e brezit të ri varet nga zgjedhjet që bëjmë sot.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35#webpage","@type":"WebPage","description":"Një libër që duhet lexuar nga çdo prind: një vëzhgim mbi krizën e shëndetit mendor të të rinjve në epokën e smartphone -ave, si dhe një plan për një fëmijëri më…","name":"Brezi i ankthit","url":"https://botimepegi.al/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://twitter.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35#book","@type":"Book","description":"Një libër që duhet lexuar nga çdo prind: një vëzhgim mbi krizën e shëndetit mendor të të rinjve në epokën e smartphone -ave, si dhe një plan për një fëmijëri më…","name":"Brezi i ankthit","numberOfPages":416,"url":"https://botimepegi.al/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35","author":{"@type":"Person","name":"Jonathan Haidt","url":"https://botimepegi.al/authors/jonathan-haidt-bb00cd3a"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-838-30-8","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2025-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35#product","@type":"Product","description":"Një libër që duhet lexuar nga çdo prind: një vëzhgim mbi krizën e shëndetit mendor të të rinjve në epokën e smartphone -ave, si dhe një plan për një fëmijëri më…","name":"Brezi i ankthit","sku":"978-9928-838-30-8","url":"https://botimepegi.al/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1200","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Brezi i ankthit","item":"https://botimepegi.al/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35/brezi-i-ankthit.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35/brezi-i-ankthit.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35/brezi-i-ankthit.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/brezi-i-ankthit-bb00cf35/brezi-i-ankthit.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
