---
title: "Deri në frymën e fundit | Botime PEGI"
description: "Suedi, vitet ’70. Në një fshat të humbur pranë bregut të një liqeni, një vogëlushe me emrin Lo është vetëm 6 vjeçe kur takohet për herë të parë me Lukasin, natë…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead"
meta:
  "og:description": "Suedi, vitet ’70. Në një fshat të humbur pranë bregut të një liqeni, një vogëlushe me emrin Lo është vetëm 6 vjeçe kur takohet për herë të parë me Lukasin, natë…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead/deri-ne-frymen-e-fundit.jpg"
  "og:image:alt": "Deri në frymën e fundit"
  "og:title": "Deri në frymën e fundit | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Deri në frymën e fundit**

Anne Swärd • 2020

![Deri në frymën e fundit](https://botimepegi.al/uploads/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead/deri-ne-frymen-e-fundit.jpg)

[Lexo faqet e para](https://botimepegi.al/uploads/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead/first-pages/deri_ne_frymen_e_fundit.html) [ Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/10183-deri-ne-frymen-e-fundit.html)

# **Deri në frymën e fundit**

**Autor:**[Anne Swärd](https://botimepegi.al/authors/anne-sward-bb00cd02)

**1000 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-310-29-3</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>292</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2020</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Entela Tabaku</dd></dl>

Suedi, vitet ’70. Në një fshat të humbur pranë bregut të një liqeni, një vogëlushe me emrin Lo është vetëm 6 vjeçe kur takohet për herë të parë me Lukasin, natën e një zjarri të madh që kërcënonte komunitetin e tyre. Të dy fëmijë emigrantësh, të dy të dashuruar marrëzisht pas tokës, ata u bënë miq të ngushtë, pavarësisht pengesave të forta nga ana e familjes së Losë. Takohen fshehurazi në një shtëpi të braktisur buzë liqenit dhe të dy bashkë kalojnë verat kredhur në ujë dhe dimrat kruspullosur brenda shtëpisë, duke risjellë e ringjallur fragmente të filmit të tyre të preferuar “Deri në frymën e fundit”. Fëmijëria e Losë së vogël rrjedh pothuajse e qetë. E ëma gjithnjë e këshillon t’i ruhet dashurisë, por pa ia shpjeguar arsyen. Fjalët e së ëmës krijojnë brenda së voglës pyetje pa fund, të cilave nuk di t’u japë përgjigje. Në çastin që Loja do të njihet me Lukasin 13-vjeçar, që mban përbrenda një plagë të pashërueshme, jeta e saj do të ndryshojë kryekëput. Ajo që lind nga takimi i tyre i parë ngjan se është fillimi i një dashurie adoleshence, një dashuri plot ëndrra, që duket e destinuar të zgjasë përjetësisht. Ajo lloj dashurie që ëndërrojnë të gjithë, pa asnjë kompromis.Por adoleshenca merr fund shpejt dhe Loja e Lukasi gjenden të ndarë, miqësia e tyre do të marrë fund mes braktisjesh dhe tradhëtish. Loja vendos të lërë pas krahëve familjen, Lukasin dhe fshatin e saj.Se si mund të shkatërrohet një miqësi kaq e pastër dhe e pafajshme – dhe kaq rreptësisht e ndaluar – është një mister që shpaloset përgjatë udhëtimit të Losë në Berlin, Kopenhagen e deri në Nju-Jork, nga një takim dashurie në tjetrin, teksa duket e destinuar të endet nëpër një botë, të cilën e fajëson për ndarjen nga Lukasi. Një roman i magjishëm, me humor dhe ndjenja të thella.Historia e dashurisë që na rrëfen Anne Swärd nuk ka asgjë tradicionale. Ndjenja që lidh Lonë me Lukasin është një prej atyre që të gjithë e kemi ëndërruar, të paktën një herë: e dinë që i përkasin përgjithmonë njëri-tjetrit, e dinë që s’mund të jetojnë pa njëri-tjetrin. Tragjedia është që e dinë edhe se nuk mund të jetojnë me njëri-tjetrin. As me ty, as pa ty. Me hijeshi të jashtëzakonshme, shkrimtarja suedeze na shoqëron në këtë rrugëtim të trazuar dhe pa destinacion, që i shtyn dy protagonistët të luftojnë për të gjetur atë fill që i lidh në mënyrë të pazgjidhshme: pushtetin e fshehtë të dashurisë së tyre të mbrapshtë.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead#webpage","@type":"WebPage","description":"Suedi, vitet ’70. Në një fshat të humbur pranë bregut të një liqeni, një vogëlushe me emrin Lo është vetëm 6 vjeçe kur takohet për herë të parë me Lukasin, natë…","name":"Deri në frymën e fundit","url":"https://botimepegi.al/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead#book","@type":"Book","description":"Suedi, vitet ’70. Në një fshat të humbur pranë bregut të një liqeni, një vogëlushe me emrin Lo është vetëm 6 vjeçe kur takohet për herë të parë me Lukasin, natë…","name":"Deri në frymën e fundit","numberOfPages":292,"url":"https://botimepegi.al/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead","author":{"@type":"Person","name":"Anne Swärd","url":"https://botimepegi.al/authors/anne-sward-bb00cd02"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-310-29-3","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2020-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead#product","@type":"Product","description":"Suedi, vitet ’70. Në një fshat të humbur pranë bregut të një liqeni, një vogëlushe me emrin Lo është vetëm 6 vjeçe kur takohet për herë të parë me Lukasin, natë…","name":"Deri në frymën e fundit","sku":"978-9928-310-29-3","url":"https://botimepegi.al/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1000","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Deri në frymën e fundit","item":"https://botimepegi.al/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead/deri-ne-frymen-e-fundit.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead/deri-ne-frymen-e-fundit.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead/deri-ne-frymen-e-fundit.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/deri-ne-frymen-e-fundit-bb00cead/deri-ne-frymen-e-fundit.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
