---
title: "Ema | Botime PEGI"
description: "Ema, romani i katërt, i botuar në 1816, nga Jane Austen, lavdërohet shpesh si kulmi i gjenisë së autores. Romani është një komedi romantike klasike, plot me mpr…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/ema-bb00ce53"
meta:
  "og:description": "Ema, romani i katërt, i botuar në 1816, nga Jane Austen, lavdërohet shpesh si kulmi i gjenisë së autores. Romani është një komedi romantike klasike, plot me mpr…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/ema-bb00ce53/ema.jpg"
  "og:image:alt": Ema
  "og:title": "Ema | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Ema**

Jane Austen • 2014

![Ema](https://botimepegi.al/uploads/books/ema-bb00ce53/ema.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/1243-ema.html)

# **Ema**

**Autor:**[Jane Austen](https://botimepegi.al/authors/jane-austen-bb00ccb2)

**1000 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-175-25-0</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>464</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2014</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Ledia Dushi</dd></dl>

Ema, romani i katërt, i botuar në 1816, nga Jane Austen, lavdërohet shpesh si kulmi i gjenisë së autores. Romani është një komedi romantike klasike, plot me mprehtësinë dhe ironinë që karakterizonte Jane Austen, një kombinim i përkryer i ndjenjave romantike dhe satirës. Ema Udhauz është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk e ndjen nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq Emën më shumë se ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ema, e rritur me një respekt të lartë për vlerat e saj, është kaq e sigurt në bindjet e saj, sa që është e verbër ndaj opinioneve të të tjerëve. Historia është një komedi gabimesh, ku Ema duke u munduar të zgjidhë çështjen e martesës së një shoqeje e cila nuk gjendet në të njëjtin status social apo ekonomik si ajo vetë, në të vërtetë rrezikon të shkatërrojë mundësinë e vetme që të dyja kanë për të qenë të lumtura. Çiftet formohen nën shenjën e një Dashurie të trullosur nga iluzionet, ambiciet shoqërore dhe afërsitë e preferencave. Megjithëse Austen vetë e ka përshkruar Emën si një heroinë që askush përveç meje nuk do ta pëlqejë, ajo e veshi krijesën e saj me sharm të mjaftueshëm dhe me aftësinë për të mësuar nga gabimet e saj. Falë heroinës së saj tërheqëse, megjithëse jo të përkryer, dhe eksplorimit të hollë të lidhjeve, Ema shpesh konsiderohet si vepra më e mirë e Jane Austen-it. Që nga botimi i saj në fillimin e shekullit XIX, kjo kryevepër nuk ka dalë kurrë nga qarkullimi dhe ka frymëzuar me mijëra studime akademike, përsiatje dhe filma.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ema-bb00ce53#webpage","@type":"WebPage","description":"Ema, romani i katërt, i botuar në 1816, nga Jane Austen, lavdërohet shpesh si kulmi i gjenisë së autores. Romani është një komedi romantike klasike, plot me mpr…","name":"Ema","url":"https://botimepegi.al/books/ema-bb00ce53","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/ema-bb00ce53#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/ema-bb00ce53"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ema-bb00ce53#book","@type":"Book","description":"Ema, romani i katërt, i botuar në 1816, nga Jane Austen, lavdërohet shpesh si kulmi i gjenisë së autores. Romani është një komedi romantike klasike, plot me mpr…","name":"Ema","numberOfPages":464,"url":"https://botimepegi.al/books/ema-bb00ce53","author":{"@type":"Person","name":"Jane Austen","url":"https://botimepegi.al/authors/jane-austen-bb00ccb2"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-175-25-0","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2014-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ema-bb00ce53#product","@type":"Product","description":"Ema, romani i katërt, i botuar në 1816, nga Jane Austen, lavdërohet shpesh si kulmi i gjenisë së autores. Romani është një komedi romantike klasike, plot me mpr…","name":"Ema","sku":"978-9928-175-25-0","url":"https://botimepegi.al/books/ema-bb00ce53","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/ema-bb00ce53#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1000","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/ema-bb00ce53","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/ema-bb00ce53#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Ema","item":"https://botimepegi.al/books/ema-bb00ce53","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/ema-bb00ce53/ema.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/ema-bb00ce53/ema.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/ema-bb00ce53/ema.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/ema-bb00ce53/ema.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
