---
title: "epope intime | Botime PEGI"
description: "Një sagë familjare shqiptare që kapërcen kufijtë kohorë dhe fizikë, një dashuri që ngërthen epoka të vjetra e të reja për t’u shndërruar në tjetër gjë, por për…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/epope-intime-bb00cf1d"
meta:
  "og:description": "Një sagë familjare shqiptare që kapërcen kufijtë kohorë dhe fizikë, një dashuri që ngërthen epoka të vjetra e të reja për t’u shndërruar në tjetër gjë, por për…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/epope-intime-bb00cf1d/epope-intime.jpg"
  "og:image:alt": "epope intime"
  "og:title": "epope intime | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**epope intime**

Enit Karafili Steiner • 2024

![epope intime](https://botimepegi.al/uploads/books/epope-intime-bb00cf1d/epope-intime.jpg)

# **epope intime**

**Autor:**[Enit Karafili Steiner](https://botimepegi.al/authors/enit-karafili-steiner-bb00cce0)

**1200 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-371-91-1</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>366</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2024</dd></dl>

Një sagë familjare shqiptare që kapërcen kufijtë kohorë dhe fizikë, një dashuri që ngërthen epoka të vjetra e të reja për t’u shndërruar në tjetër gjë, por për të mos u harruar kurrë.

  

Enit Karafili Steiner, shkrimtarja shqiptare që jeton në Zvicër, pas dy romaneve të para “Tokëmjalta” dhe “Dhunë e dhunti”, vjen me këtë sagë të paharrueshme shqiptare, ku malli dhe dashuria për atdheun lidhen me fije të padukshme me mallin dhe dashurinë për njerëzit.

E kush nuk ka thurur plane të panumërta për të lënë pas Shqipërinë njëherë e përgjithmonë e për të ndërtuar një jetë të re diku tjetër? Marla dhe Marini, ende në prag të jetës, kushërinj të lidhur në mënyrë “mëkatare” me njëri-tjetrin, largohen nga Shqipëria e 1995-ës. Ai i kthen krahët vendlindjes me padurim, ajo me kokën pas; ai ndjek studimet për aviacion në Maltë, ajo zgjedh sociologji në një tjetër ishull. Para se të ndahen, premtojnë se kurrkush e kurrgjë nuk do t’ua zbehë dashurinë që i ka lidhur qysh në fëmijëri, sepse do ta ruajnë të paprekur si në një kasafortë. Koha ecën, por disa ëndrra u ngjajnë ende atyre të dy dekadave më parë dhe ata, tashmë larg njëri-tjetrit, pyesin veten: “E kemi mbajtur, vallë, premtimin?” Historia e tyre të fton ta kërkosh përgjigjen në dy jetë që shtjellohen prej adoleshencës në pjekuri, mes lindjes dhe perëndimit, dashurive dhe pengjeve.

Ky libër përçon shkëndija prej shpirtit të tranzicionit shqiptar, rrëfen dështimet e triumfet, siç gjallojnë në dy njerëz të dashuruar, të ndarë e të lidhur si germat e një epopeje.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/epope-intime-bb00cf1d#webpage","@type":"WebPage","description":"Një sagë familjare shqiptare që kapërcen kufijtë kohorë dhe fizikë, një dashuri që ngërthen epoka të vjetra e të reja për t’u shndërruar në tjetër gjë, por për…","name":"epope intime","url":"https://botimepegi.al/books/epope-intime-bb00cf1d","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/epope-intime-bb00cf1d#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/epope-intime-bb00cf1d"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/epope-intime-bb00cf1d#book","@type":"Book","description":"Një sagë familjare shqiptare që kapërcen kufijtë kohorë dhe fizikë, një dashuri që ngërthen epoka të vjetra e të reja për t’u shndërruar në tjetër gjë, por për…","name":"epope intime","numberOfPages":366,"url":"https://botimepegi.al/books/epope-intime-bb00cf1d","author":{"@type":"Person","name":"Enit Karafili Steiner","url":"https://botimepegi.al/authors/enit-karafili-steiner-bb00cce0"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-371-91-1","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2024-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/epope-intime-bb00cf1d#product","@type":"Product","description":"Një sagë familjare shqiptare që kapërcen kufijtë kohorë dhe fizikë, një dashuri që ngërthen epoka të vjetra e të reja për t’u shndërruar në tjetër gjë, por për…","name":"epope intime","sku":"978-9928-371-91-1","url":"https://botimepegi.al/books/epope-intime-bb00cf1d","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/epope-intime-bb00cf1d#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1200","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/epope-intime-bb00cf1d","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/epope-intime-bb00cf1d#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"epope intime","item":"https://botimepegi.al/books/epope-intime-bb00cf1d","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/epope-intime-bb00cf1d/epope-intime.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/epope-intime-bb00cf1d/epope-intime.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/epope-intime-bb00cf1d/epope-intime.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/epope-intime-bb00cf1d/epope-intime.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
