---
title: "Flama | Botime PEGI"
description: "FITUES I ÇMIMIT EUROPIAN TË LETËRSISË (2021) Ky është rikthimi i Di Himës, kryehetuesit të Tiranës, me të cilin lexuesi është njohur në novelën e parë “Hide mbi…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/flama-bb00cebf"
meta:
  "og:description": "FITUES I ÇMIMIT EUROPIAN TË LETËRSISË (2021) Ky është rikthimi i Di Himës, kryehetuesit të Tiranës, me të cilin lexuesi është njohur në novelën e parë “Hide mbi…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/flama-bb00cebf/flama.jpg"
  "og:image:alt": Flama
  "og:title": "Flama | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Flama**

Tom Kuka Enkel Demi • 2021

![Flama](https://botimepegi.al/uploads/books/flama-bb00cebf/flama.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/11133-flama.html)

# **Flama**

**Autor:**[Tom Kuka Enkel Demi](https://botimepegi.al/authors/tom-kuka-enkel-demi-bb00ccf8)

**800 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-310-59-0</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>120</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2021</dd></dl>

FITUES I ÇMIMIT EUROPIAN TË LETËRSISË (2021) Ky është rikthimi i Di Himës, kryehetuesit të Tiranës, me të cilin lexuesi është njohur në novelën e parë “Hide mbi kalldrëm”. Në një Tiranë “mbretërore” ku gëlon gjirizi, ndyrësia, zallamahia dhe ligësia, është ulur këmbëkryq Flama, mynxyra e madhe, e cila po shkurton jetë e po shuan njerëzinë. Por ndërkaq, ndodh një krim në dukje thuajse i rëndomtë. Kurbatkës së Bregut të Lumit, që sheh filxhan dhe ua nxjerr në shesh të palarat njerëzve, i kanë prerë grykën me brisk. Di Himës i duhet të zbulojë vrasësin dhe motivet që e kanë shtyrë atë deri në këtë mizori. Të jetë vallë një hakmarrje e thjeshtë? Apo gjëma shkon përtej pafajësisë së një filxhani? Teksa Di Hima heton, na shpaloset përpara syve një mjerim i madh, jo vetëm ekonomik, por edhe shpirtëror. Njerëz që nuk duan të njohin rrënjët e tyre, të shkuarën e tyre; gra që shiten e blihen në pazar për hiçmosgjë, njerëz të kulturës që i kanë duart e lidhura në gjithë atë zallahi, mjekë që përplasen me realitete të paimagjinueshme, njerëz të lirë si banorët e Bregut të Lumit, që prapë mbeten me disa parime brenda për brenda “shthurjes” së tyre. I ngjashëm me romanin e Konicës “Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”, Tom Kuka, me stilin e tij, që shkon nga magjikja te realja, rikthehet për të na rrëfyer gjëmën e madhe të mëkatit. Di Hima, si një tjetër Doktor Gjilpëra, kërkon të gjejë një vrasës, kurse qytetit po i merret fryma nga morti. Tom Kuka mbush karron e tij me trupat e lëngatës së Flamës, ndërsa dikush vret për të mbuluar mëkatin nga rrjedh e gjithë llahtara. Një metaforë e mrekullueshme për njeriun e sotëm, që po përjeton një pandemi mbarëbotërore, ndoshta për shkak të grykësisë dhe përdhosjes që i ka bërë natyrës dhe vlerave njerëzore.

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/flama-bb00cebf#webpage","@type":"WebPage","description":"FITUES I ÇMIMIT EUROPIAN TË LETËRSISË (2021) Ky është rikthimi i Di Himës, kryehetuesit të Tiranës, me të cilin lexuesi është njohur në novelën e parë “Hide mbi…","name":"Flama","url":"https://botimepegi.al/books/flama-bb00cebf","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/flama-bb00cebf#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/flama-bb00cebf"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://x.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/flama-bb00cebf#book","@type":"Book","description":"FITUES I ÇMIMIT EUROPIAN TË LETËRSISË (2021) Ky është rikthimi i Di Himës, kryehetuesit të Tiranës, me të cilin lexuesi është njohur në novelën e parë “Hide mbi…","name":"Flama","numberOfPages":120,"url":"https://botimepegi.al/books/flama-bb00cebf","author":{"@type":"Person","name":"Tom Kuka Enkel Demi","url":"https://botimepegi.al/authors/tom-kuka-enkel-demi-bb00ccf8"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-310-59-0","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2021-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/flama-bb00cebf#product","@type":"Product","description":"FITUES I ÇMIMIT EUROPIAN TË LETËRSISË (2021) Ky është rikthimi i Di Himës, kryehetuesit të Tiranës, me të cilin lexuesi është njohur në novelën e parë “Hide mbi…","name":"Flama","sku":"978-9928-310-59-0","url":"https://botimepegi.al/books/flama-bb00cebf","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/flama-bb00cebf#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"800","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/flama-bb00cebf","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/flama-bb00cebf#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Flama","item":"https://botimepegi.al/books/flama-bb00cebf","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/flama-bb00cebf/flama.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/flama-bb00cebf/flama.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/flama-bb00cebf/flama.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/flama-bb00cebf/flama.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
