---
title: "Gënjeshtra e parë | Botime PEGI"
description: "Në Selanikun e viteve ’40, komuniteti hebre ishte një nga më të mëdhenjtë, por lufta dhe mizoria naziste do të rrënonin gjithçka. Një histori Holokausti pak e n…"
canonical_url: "https://botimepegi.al/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14"
meta:
  "og:description": "Në Selanikun e viteve ’40, komuniteti hebre ishte një nga më të mëdhenjtë, por lufta dhe mizoria naziste do të rrënonin gjithçka. Një histori Holokausti pak e n…"
  "og:image": "https://botimepegi.al/uploads/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14/genjeshtra-e-pare.jpg"
  "og:image:alt": "Gënjeshtra e parë"
  "og:title": "Gënjeshtra e parë | Botime PEGI"
---

> Index of every page on this site: [llms.txt](https://botimepegi.al/llms.txt)

**Gënjeshtra e parë**

Mitch Albom • 2024

![Gënjeshtra e parë](https://botimepegi.al/uploads/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14/genjeshtra-e-pare.jpg)

[Shiko te Bukinisti](https://bukinist.al/sq/psikologjik/20180-genjeshtra-e-pare.html)

# **Gënjeshtra e parë**

**Autor:**[Mitch Albom](https://botimepegi.al/authors/mitch-albom-bb00cd28)

**1200 Lekë**

<dl>

<dt>**ISBN:**</dt>
<dd>978-9928-371-84-3</dd>

<dt>**Faqe:**</dt>
<dd>392</dd>

<dt>**Viti:**</dt>
<dd>2024</dd>

<dt>**Përkthyes:**</dt>
<dd>Malvin Zaimi</dd></dl>

Në Selanikun e viteve ’40, komuniteti hebre ishte një nga më të mëdhenjtë, por lufta dhe mizoria naziste do të rrënonin gjithçka. Një histori Holokausti pak e njohur botërisht, por që do t’ju rrëmbejë zemrat. 11-vjeçari Niko Krispis nuk ka thënë kurrë një gënjeshtër të vetme në jetën e vet. Prandaj dhe shoqja e tij e klasës, Fani, e do fort. Ndërsa, vëllai i tij më i madh, Sebastiani, mban një mëri të madhe përbrenda kundër tij pikërisht për dy arsyet e mësipërme. Ndërsa nazistët mbërrijnë në qytet, jeta e tyre, si dhe e gjithë hebrenjve të tjerë, do të marrë një rrjedhë të pashmangshme shkatërrimtare.Mirësia dhe sinqeriteti i Nikos do të përdoren kundër komunitetit të tij, kur një oficer gjerman do ta shkëmbejë reputacionin e Nikos, që njihet për ndershmërinë e tij, me premtimin se do t’i shpëtojë familjarët nga kampi i përqendrimit. Kur Nikoja do të kuptojë pasojat e tradhtisë, nuk do të arrijë më kurrë të thotë të vërtetën. Pjesën tjetër të jetës do ta kalojë duke ndërruar emra, vende dhe identitete, në kërkim të dëshpëruar të faljes, për veten dhe për njerëzit që do më shumë. Një roman, ku rrëfehet shkatërrimi që mund të sjellë gënjeshtra dhe mashtrimi jo vetëm në jetën e një individi, por në shkallë botërore. Gënjeshtari ynë i vogël i flet shpresës, në një rrëfim që do t’ju lërë pa frymë e do t’jua mbushë zemrën me fuqinë e shpirtit njerëzor dhe mirësinë që gjendet te secili prej nesh. 

```json
{"@context":"https://schema.org","@graph":[{"@id":"https://botimepegi.al/#website","@type":"WebSite","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","inLanguage":"sq-AL","name":"Botime PEGI","url":"https://botimepegi.al/","publisher":{"@id":"https://botimepegi.al/#identity"},"workTranslation":[]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14#webpage","@type":"WebPage","description":"Në Selanikun e viteve ’40, komuniteti hebre ishte një nga më të mëdhenjtë, por lufta dhe mizoria naziste do të rrënonin gjithçka. Një histori Holokausti pak e n…","name":"Gënjeshtra e parë","url":"https://botimepegi.al/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14","breadcrumb":{"@id":"https://botimepegi.al/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14#breadcrumb"},"isPartOf":{"@id":"https://botimepegi.al/#website"},"potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https://botimepegi.al/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14"]}],"primaryImageOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"}},{"@id":"https://botimepegi.al/#identity","@type":"Organization","description":"Botime PEGI - libra artistikë, shkollore, plane mësimore, teste dhe materiale dixhitale për arsimin shqiptar.","email":"botimepegi@botimepegi.al","name":"Botime PEGI","telephone":"+355 69 40 07 502","url":"https://botimepegi.al","address":{"@type":"PostalAddress","streetAddress":"Rr. Elbasanit, Pall. Filipeu, nr. 2, Tiranë","addressLocality":"Tiranë","addressCountry":"AL"},"logo":{"@id":"https://botimepegi.al/#logo"},"sameAs":["https://www.facebook.com/ShtepiaBotuese.BotimePegi","https://twitter.com/botimepegi","https://www.linkedin.com/company/botime-pegi","https://www.instagram.com/botimepegi"]},{"@id":"https://botimepegi.al/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14#book","@type":"Book","description":"Në Selanikun e viteve ’40, komuniteti hebre ishte një nga më të mëdhenjtë, por lufta dhe mizoria naziste do të rrënonin gjithçka. Një histori Holokausti pak e n…","name":"Gënjeshtra e parë","numberOfPages":392,"url":"https://botimepegi.al/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14","author":{"@type":"Person","name":"Mitch Albom","url":"https://botimepegi.al/authors/mitch-albom-bb00cd28"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1"},"workExample":{"@type":"Book","isbn":"978-9928-371-84-3","bookFormat":"https://schema.org/Paperback","inLanguage":"sq","datePublished":"2024-01-01"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14#product","@type":"Product","description":"Në Selanikun e viteve ’40, komuniteti hebre ishte një nga më të mëdhenjtë, por lufta dhe mizoria naziste do të rrënonin gjithçka. Një histori Holokausti pak e n…","name":"Gënjeshtra e parë","sku":"978-9928-371-84-3","url":"https://botimepegi.al/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14","brand":{"@type":"Brand","name":"Botime PEGI"},"image":{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2"},"mainEntityOfPage":{"@id":"https://botimepegi.al/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14#webpage"},"offers":{"@type":"Offer","availability":"https://schema.org/InStock","price":"1200","priceCurrency":"ALL","url":"https://botimepegi.al/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14","priceValidUntil":"2027-12-30T00:00:00.000Z"}},{"@id":"https://botimepegi.al/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14#breadcrumb","@type":"BreadcrumbList","itemListElement":[{"@type":"ListItem","name":"Librat","item":"https://botimepegi.al/books","position":1},{"@type":"ListItem","name":"Gënjeshtra e parë","item":"https://botimepegi.al/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14","position":2}]},{"@id":"https://botimepegi.al/#logo","@type":"ImageObject","caption":"Botime PEGI","contentUrl":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/web-app-manifest-512x512.png"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/1","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14/genjeshtra-e-pare.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14/genjeshtra-e-pare.jpg"},{"@id":"https://botimepegi.al/#/schema/image/2","@type":"ImageObject","contentUrl":"https://botimepegi.al/uploads/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14/genjeshtra-e-pare.jpg","inLanguage":"sq-AL","url":"https://botimepegi.al/uploads/books/genjeshtra-e-pare-bb00cf14/genjeshtra-e-pare.jpg"}]}
```

## Sitemap

See the full [sitemap](https://botimepegi.al/sitemap.md) for all pages.
